LAJMI I FUNDIT:

Skënder Hyseni koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë

Skënder Hyseni koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se së shpejti do ta emërojë një koordinator shtetëror për dialog me Serbinë.

“Do ta emëroj së shpejti për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka theksuar Hoti”.


Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, dy personat më të përfolur për ta marrë këtë pozitë kanë qenë Skënder Hyseni dhe Valon Murtezaj.

Përmes burimeve të sigurta Klan Kosova mëson se koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë do të jetë Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se gjatë bisedimeve teknike në Vjenë (para shpalljes së Pavarësisë), Hyseni ka shërbyer si zëdhënës i Grupit te Unitetit.

Nga data 3 mars 2008 e deri më 18 tetor 2010, ai ka qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa nga data 12 dhjetor 2014 e deri më 9 shtator 2017, ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë në krye me Isa Mustafën.

Po ashtu mësohet se Valon Murtezaj do të vazhdojë të jetë këshilltar i lartë për politikë të jashtme i Kryeministrit Avdullah Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori