LAJMI I FUNDIT:

Skenat intime dhe romantike të Rovena Stefës dhe Atilla Kardesh në klipin e saj të ri, marrin vëmendjen e publikut

Skenat intime dhe romantike të Rovena Stefës dhe Atilla Kardesh në klipin e saj të ri, marrin vëmendjen e publikut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka publikuar së fundmi baladën e saj më të re me titullin “Për një dashuri”, një këngë e ndjerë që shoqërohet me një videoklip po aq emocional dhe tërheqës vizualisht.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen nuk është vetëm zëri i saj i fuqishëm, por prania e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh, si protagonist i klipit.

Dyshja shfaqen në skena tejet të afërta dhe intime, ku nuk mungojnë prekjet, puthjet dhe përqafimet romantike, duke krijuar një narrativë dashurie që duket se kapërcen thjesht përmbajtjen artistike.


Foto: Rovena Stefa/YouTube

Rovena dhe Atilla janë njohur gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku marrëdhënia e tyre ka qenë objekt i shumë komenteve dhe spekulimeve.

Prezenca e tyre në klip ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë jo vetëm mbi estetikën e klipit, por edhe mbi raportin e tyre personal jashtë kamerave të reality show-t.

Foto: Rovena Stefa/YouTube

Për më tepër, pjesëmarrja e Atillës në këtë klip vjen pas një periudhe të përfolur për të, për shkak të akuzave për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, e cila po ashtu ishte banore në Big Brother VIP Kosova 3.

Ky fakt e ka bërë paraqitjen e tij në një videoklip dashurie edhe më kontroverse për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re - a po vijnë në bashkëpunim?

Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re - a po vijnë në bashkëpunim?

Magazina
Lahaj i del në mbrojtje Belginit: Edhe unë u paragjykova se isha ‘katunar’, për mua ‘gabel’ ka qenë një emër përkëdhelës - ashtu më thërriste nëna

Lahaj i del në mbrojtje Belginit: Edhe unë u paragjykova se isha ‘katunar’, për mua ‘gabel’ ka qenë një emër përkëdhelës - ashtu më thërriste nëna

Magazina
“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

Magazina
Gjesti po vjen me këngë të re: Rrini gati

Gjesti po vjen me këngë të re: Rrini gati

Magazina
Është në muajt e fundit të shtatzënisë - aksidentohet modelja shqiptare në Zvicër

Është në muajt e fundit të shtatzënisë - aksidentohet modelja shqiptare në Zvicër

Magazina
Rozana Radi paralajmëron pjesën e dytë të hitit “Mr Yesterday” me Noizyn

Rozana Radi paralajmëron pjesën e dytë të hitit “Mr Yesterday” me Noizyn

Magazina
Kalo në kategori