Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, u pyet nëse do ta rishikonte mundësinë e bashkimit me një klub saudit verën e ardhshme nëse do t’i jepej mundësia.

Ylli portugez ka qenë shumë i lidhur gjatë verës së fundit për një transferim në Superligën e Arabisë Saudite, teksa emri i tij po vazhdon të lidhet ende me klubet saudite.


“Ky është një skenar i pamundur për t’u imagjinuar, sepse nuk është diskutuar asgjë me mua”, ka thënë fillimisht Bruno Fernandes.

“Kur u diskutua me mua, fola hapur me ju në një konferencë për shtyp para një ndeshjeje të Ligës së Kombeve”.

“Më pëlqen ta shijoj momentin dhe gjëja më e rëndësishme për mua tani është të përfaqësoj ekipin kombëtar, sepse është një burim krenarie e madhe të jem në gjendje të luaj dhe ende nuk e di nëse do të luaj, e lëre më nëse do të largohem nga Manchester United pas një viti".

“Jam i lumtur aty ku jam. Përndryshe, nuk do të kisha qëndruar, por është diçka që nuk më prek”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app