Skena virale nga MLS: Shiheni si duket nga kamera e gjyqtarit kur një lojtar i lutet të mos i japë karton të verdhë

Major League Soccer (MLS) po përpiqet në çdo mënyrë të rrisë shikueshmërinë e saj, si në Amerikën e Veriut ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, dhe një nga idetë më të fundit për të arritur këtë qëllim quhet "Ref cam" apo kamera e vendosur në trupin e gjyqtarit.
Pajisjet e rregullta të gjyqtarëve për ndeshjet e ligës MLS janë një aparat fotografik në gjoksin e tyre, dhe përveç organizimit të gjyqtarit, spektatorët pas ndeshjeve kanë edhe mundësinë të shohin pamjet "nga personi i parë".
Faqja zyrtare e MLS publikon shpesh pamjet më interesante, dhe më e fundit nga ndeshja Cincinnati - Orlando City (1-1) është bërë një hit i vërtetë në rrjetet sociale.
Ndeshja ishte duke u luajtur në minutën e 86-të kur mbrojtësi i Orlandos, Rodrigo Schlegel, kreu një faull përpara zonës së tij të penalltisë.
Gjyqtari Rosendo Mendoza ishte afër vendit të ngjarjes dhe menjëherë futi dorën në xhep për të treguar një karton të verdhë, dhe kur Schlegel e kuptoi se do të merrte një karton, ai filloi t'i lutej gjyqtarit i ulur në gjunjë që të ndryshonte mendje.
"Mos më jepni karton, do ta humbas ndeshjen tjetër! E preka topin!", iu lut Schlegel gjyqtarit në spanjisht, por pa sukses.
Ai mori një karton të verdhë dhe nuk do të luajë në ndeshjen e radhës kundër Columbus më 5 tetor. /Telegrafi/



















































