LAJMI I FUNDIT:

Skena dramatike në Iran, dy shpërthime të fuqishme në gazsjellës

Skena dramatike në Iran, dy shpërthime të fuqishme në gazsjellës

Dy shpërthime përgjatë rrjetit kryesor të gazsjellësit jug-veri të Iranit, të mërkurën u shkaktuan nga sabotazhi, tha ministri iranian i naftës për televizionin shtetëror, pa përmendur asnjë të dyshuar.

Siç raporton Reuters, autoritetet mohuan gjithashtu raportet se incidenti shkaktoi ndërprerje të gazit në industri dhe zyra në disa provinca, transmeton Telegrafi.


“Ky akt terrorist sabotimi ndodhi në orën 1 të mëngjesit të mërkurën në rrjetin e tubacioneve kombëtare të gazit në dy rajone të vendit”, tha ministri Javad Owji.

“Vetëm fshatrat pranë tubacionit të dëmtuar po përjetonin ndërprerje të gazit, të cilat do të rregullohen më vonë sot”, shtoi Owji.

Kufizimet e përkohshme ishin planifikuar përpara për mirëmbajtjen, raportoi media shtetërore.

Owji vuri në dukje një incident të ngjashëm që ndodhi në vitin 2011, për të cilin ai tha se ishte një akt sabotimi që shkaktoi ndërprerje të përkohshme të gazit në katër rajone të ndryshme në vend.

Ndërsa sulme të tilla janë të rralla në Iran, militantët separatistë arabë në Iran pretenduan në vitin 2017 se kishin hedhur në erë dy tubacione nafte në sulme të koordinuara në provincën perëndimore Khuzestan të vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori