LAJMI I FUNDIT:

“Skena apokaliptike” në Havai, uragani Lane po shkatërron gjithçka para vetes (Foto/Video)

“Skena apokaliptike” në Havai, uragani Lane po shkatërron gjithçka para vetes (Foto/Video)

Uragani Lane që ka prekur Havai ka filluar të dobësohet dhe të humb fuqinë, kanë njoftuar meteorologët të cilët tani po e cilësojnë si uragan tropikal.

Qendra kombëtare e meteorologjisë së SHBA-ve ka paralajmëruar se erërat që lëvizin me shpejtësi nga 60 deri në 120 kilometra në orë do të vazhdojnë edhe për pak orë, dhe më pas do të dobësohen, transmeton Telegrafi.


Megjithatë paralajmërimi për një uragan tjetër është nuk është hequr nga Oahu dhe Maui, kurse ekipet emergjente deri më tani kanë arritur t’i shpëtojnë pesë persona që janë dërguar në strehimore.

Për shkak të uraganit janë krijuar erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm që kanë përmbytur pothuajse çdo zonë në Havai, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë ngjajnë shumë me skena apokaliptike të filmave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nwWZkFqlbaw