LAJMI I FUNDIT:

Skema e Qeverisë për punësim, këto janë kriteret që duhen plotësuar nga ata që kërkojnë punë dhe bizneset

Skema e Qeverisë për punësim, këto janë kriteret që duhen plotësuar nga ata që kërkojnë punë dhe bizneset

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Përmes një njoftimi për media MF-ja ka publikuar kushtet që duhen plotësuar si bizneset ashtu edhe punëkërkuesit për të përfituar nga kjo skemë.

Murati jep detaje rreth skemës një i punësuar për çdo familje në nevojë
Lexo po ashtu Murati jep detaje rreth skemës një i punësuar për çdo familje në nevojë

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:


-T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

-Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

-Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

-Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

– OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

-Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);

-Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

“Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyrën e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyrës së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori