LAJMI I FUNDIT:

Skandali me “TikTokun” në spitalin e Tetovës: Oda e Mjekëve kërkon t’i merret licenca anesteziologut

Skandali me “TikTokun” në spitalin e Tetovës: Oda e Mjekëve kërkon t’i merret licenca anesteziologut

Kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardelova, tha se organet e Odës së Mjekëve kanë nisur procedurë kundër anesteziologut nga Tetova, i cili ishte “TikToker”. Komisioni i Etikës ka konstatuar se Valon Dervishi ka shkelur disa norma etike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme. Dënimi maksimal që ai mund të marrë është heqja e licencës për një periudhë maksimale prej shtatë vjetësh.


“Temë është incidenti në Spitalin klinik në Tetovë, ku një mjek në këtë institucion shëndetësor, fatkeqësisht, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve, duke e dëmtuar reputacionin e profesionit tonë.

U zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi të hollësishëm, komisioni vendosi të çojë çështjen në gjykatën e nderit. Kallzimi ndaj Valon Dervishit është pranuar, me propozim për heqjen e përkohshme të licencës së punës”, tha Grivçeva-Stardelova.

Ajo theksoi se mjekët duhet ta kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi.

Paraprakisht gjykata e ka dënuar me tetë ditë paraburgim anesteziologun e spitalit të Tetovës, i cili i ka filmuar në fshehtësi pacientët dhe i ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”. Prokuroria e Tetovës ka nisur hetime kundër anesteziologut tetovar, i cili regjistroi pacientët në spitalin e Tetovës në repartin e gjinekologjisë./Telegrafi/

Spitali i Tetovës pas skandalit me TikTokun, publikon rregulloren e punës për stafin
Lexo po ashtu Spitali i Tetovës pas skandalit me TikTokun, publikon rregulloren e punës për stafin

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori