LAJMI I FUNDIT:

Skandali seksual: Jep dorëheqje kardinali amerikan që kishte vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë

Skandali seksual: Jep dorëheqje kardinali amerikan që kishte vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë

Ish-kryepeshkopi i Uashingtonit, Theodore McCarrick, i cili përballet me akuza për abuzime seksuale, dha dorëheqjen nga pozita e tij si kardinal.

Këtë njoftim e dha Vatikani përmes një deklarate, ku thuhej se Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen.


McCarrick, një prej figurave më të shquara të Kishës Katolike, akuzohej për ngacmimin seksual të një adoleshenti thuajse 50 vjet më parë, kur ai ishte prift në Nju Jork.

Zyrtarët e Kishës Amerikane muajin e kaluar morën vendimin se akuzat e ngritura ndaj kardinalit ishin të besueshme.

Për kardinalin Theodore McCarrick janë raportuar edhe raste të tjera për ngacmime seksuale gjatë disa dekadave.

Prifti 88-vjeçar është kleriku më i lartë i Kishës Katolike që i hiqet titulli, për shkak të akuzave për abuzime seksuale.

Rasti i tij ishte mjaft shokues, ngaqë ai ishte njeri shumë i respektuar dhe ambasador për një kohë të gjatë i Kishës Katolike në Uashington, një njeri tepër i besuar në vite nga Papët dhe presidentët amerikanë.

Theodore McCarrick, tani 88 vjeçar, në vitin 2005 si argjipeshkvi i Uashingtonit kishte vënë gur-themelin e Katedrales në Prishtinë, bashkë me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ipeshkvin e atëhershëm, Mark Sopin.

Tani 13 vjet më vonë, ai po akuzohet për abuzime seksuale të një të mituri para 50 vjetësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori