Artistja nga Kosova, Dafina Gjikolli, ka realizuar një projekt të veçantë artistik të titulluar “Le Triangle Amoureux (Love Triangle)”.
Qëllimi i këtij projekti është që njerëzit të gjejnë veten, të shohin diçka të re, të mësojnë dhe eksplorojnë mendimet e tyre por mbi të gjitha të kuptojnë të tjerët; jo gjithçka është e lehtë për tu bërë dhe secili person ka anën e tij të historisë.
Përmes kësaj historie, ju mund të kuptoni këndvështrimin e tre personazheve kompleksë, përmes artit dhe përshkrimeve të paraqitura. “Le Triangle Amoureux” ka të bëjë me një vajzë e cila është e dashuruar me dy djem në të njëjtën kohë. Ajo po merret me një djalë nga e kaluara e saj dhe një dashuri të re që e pret. Ajo ka një vendim për të marrë, por nuk mund ta ndihmojë veten.

Punimi në fjalë fillimisht është pranuar të publikohet në revistën internacionale Kazajr Magazine, përmes platformës më të madhe për publikimin e revistave të modes dhe artit në përgjithësi Kavyar.
Por teksa revista në fjalë e ka publikuar punimin e Gjikollit në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, ata kanë vendosur shtetin e Serbisë si lokacionin ku është realizuar ky punim, ani pse artistja kosovare në momentin e aplikimit, e ka bërë të qartë se vendi i realizimit të projektit në fjalë është Caen, Francë – meqë edhe projekti është në bashkëpunim me fotografin francez, David Cypre.
Dafina ka treguar për Telegrafin se pasi i drejtoi shkresë revistës ndërkombëtare për përmirësimin e lokacionit, ata jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, por e përjashtuan punimin artistik komplet nga revista.
“Kur është shpërndarë projekti në rrjetet sociale të revistës, shumë ndjekës kanë dërguar mesazhe të tipit: ‘Pse është vendosur Serbia kur projekti është realizuar në Francë?’, dhe pastaj kanë vërshuar komentet me hashtagun #kosovoisnotserbia (Kosova nuk është Serbi), dhe pas shume komenteve në faqen e revistës, ata e ndërruan lokacionin dhe e bënë Caen, Francë (vendi ku edhe e kam realuzar projektin), por komentet negative prapë vazhduan nga ndjekësit të cilët shkruanin komente të tipit: ‘Shikoni faktet’, ‘edukoni veten tuaj’ e të tjera”, ka thënë Dafina Gjikolli për Telegrafin.

E njëjta ka bërë të ditur se pasi revista ndërkombëtare e fshiu, ajo e botoi atë në një revistë tjetër amerikane.
“Pas pak orësh revista e ka larguar krejt projektin prej faqes pa kurrëfarë shpjegimi. Dhe në faqen Kavyar nga ‘e pranuar’, e kanë kthyer në ‘jo të pranuar’ projektin. Kjo bëri që shumë njerëz edhe ta raportojnë faqen. Unë arrita ta publikoj në një revistë tjetër, kësaj radhe në New York, përkatësisht në revistës ‘Fashion Grunge'”, ka thënë tutje Gjikolli.

Me të parë lokacionin e vendosur ‘Serbia’ mbi punimin e saj, Dafina i kishte shkruar menjëherë koment revistës evropiane, duke ia cekur se sa fyese është një gjë e tillë për një artiste, punimi i së cilës në të vërtetë është burim i një talenti nga Kosova.
“Në këtë postim në Instagram ju keni vendosur lokacionin Serbia! Lokacioni ku është xhiruar është Francë! Më saktësisht (Caen, Francë) siç është cekur fare mirë në PDF-in që unë jua kam dërguar aplikimin. Ju lutem, përmirësoni gabimin menjëherë i cili është ofendues për vendin tim. Unë vij nga Kosova, por Kosova nuk është Serbi. Ne jemi një shtet i pavarur. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, kishte shkruar në komentin e saj artistja kosovare.

Ndryshe nga skandali i revistës Kavyar, revista njujorkeze Fashion Grunge e ka vendosur lokacionin real të vendit ku është realizuar punimi, teksa edhe i ka dedikuar disa rreshta lavdërimi këtj punimi të veçantë artistik të Gjikollit. /Telegrafi/




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje – siguron edhe një mandat si deputete

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij