LAJMI I FUNDIT:

Skandali në Austri dhe nacionalizmi i ushqyer nga Rusia

Skandali në Austri dhe nacionalizmi i ushqyer nga Rusia

Me qëllim të tejkalimit të gjendjes dëshpëruese që mbretëronte në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të mbështetën modelin që bazohej në zhvillimin e demokracisë dhe mirëqenies sociale. Ky transformim mbështetej nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si dy institucionet financiare më me ndikim në glob, të cilat koordinuan politikat ekonomike mes shteteve duke u siguruar fleksibilitet për të vepruar për interesa nacionale dhe në interes të rritjes së mirëqenies sociale.

Vitet e fundit jemi duke përjetuar rritje të nacionalizmit populist gjithandej Evropës. Forcat e së djathtës ekstreme janë duke sfiduar përpjekjet e mësipërme të SHBA-së. Sigurisht që kjo dinamikë globale liberale mbështetej dhe promovohej me qëllimin të mënjanimit të frymës nacionaliste në qendër të Evropës, që ishte dëshmuar shkatërruese.


Pas rënies së komunizmit, rendi liberal sfidohej pasi menaxhimi i kapitalizmit nisi t’u ikte nga dora forcave politike të botës së zhvilluar. Krijimi i Zonave të Tregtisë së Lirë anembanë globit dhe humbja graduale e sovranitetit të shteteve duke bartur përgjegjësitë te organet drejtuese të këtyre zonave dhe te integrimet rajonale, siç është BE – gjithnjë me qëllimin të përshtatjes ndaj interesave trans-nacionale dhe tregjeve ndërkombëtare – ka bërë që qytetarët e shteteve të pasura ta ndiejnë veten të përjashtuar nga vendimmarrja politike. Këtu lind fenomeni i nacionalizmit populist, që po mbërthen Evropën.

Sipas një analize të BBC-së të prillit 2019, janë 17 shtete evropiane ku nacionalizmi është në rritje. Tri shtetet të cilat prijnë në listë janë Zvicra (29 për qind të votave tek Partia Popullore Zvicerane), Austria (26 për qind, Partia e Lirisë) dhe Danimarka (21 për qind, Partia Popullore Daneze). Një pasqyrë e tillë sinjalizon rrezik për të ardhmen e projektit evropian. Se n’ç’masë do të fitojnë këto parti, mbetet të shihen rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 23-26 maj 2019.

Shqetësimi i forcave pro-evropiane është i bazuar, kur merren parasysh qëllimet e forcave politike të ekstremit të djathtë. Nuk janë shumë të largëta në kohë projektet nacionaliste që patën dërmuar kontinentin e Evropës me dëmet e mëdha të cilat i pati tërë bota. Por, ajo që është duke ushqyer rritjen e ndikimit të së djathtës ekstreme është qëndrimi kundër elitave qeverisëse, frika nga globalizimi dhe nga humbja e vendeve të punës, migracioni ilegal dhe stagnimi ekonomik. Të gjithë këta faktorë është duke i shfrytëzuar Rusia e cila ka filluar ta shtrijë ndikimin e saj kryesisht te ato forca që për synim kanë shkatërrimin e BE-së.

Nxjerrja e rezolutës së Parlamentit holandez për rivënien e vizave për qytetarët e Shqipërisë, të cilët sipas statistikave zyrtare të shtetit holandez janë pothuaj inekzistent në Holandë sa i përket krimit të organizuar; izolimi i pakuptimtë dhe deri në absurd i qytetarëve të Kosovës në kohën kur bota po shkon drejt hapjes e jo izolimit; dobësimi dhe çorientimi i vendimmarrjes politike të shteteve kyçe kryesore të BE-së; flirtimet e profileve të larta të politikës evropiane me segmente të shtetit rus dhe kinez, janë disa nga simptomat e rënda që kanë kapluar projektin Evropian. Të gjitha këto forca të mbështetura kryesisht nga Rusia, janë duke bërë të pamundurën që shqiptarët të mos avancojnë vetëm drejt BE-së.

Pyetja që tash do të duhej të shtrohej është kjo: A u publikua video-skandali i zëvendëskryeministrit austriak, Heinz-Christian Strache, në momentin më delikat për të ardhmen e BE-së? A ishte i nevojshëm një shpërthim i tillë?

Kjo më së miri mund të kuptohet nga deklarata e kancelares Merkel, më 18 maj 2019 në Zagreb, ku u bënte thirrje politikanëve evropianë që të zgjohen dhe të ballafaqohen me të djathtën ekstreme. Merkel u shpreh se e djathta ekstreme ka për synim shkatërrimin e projektit evropian, se nacionalizmi është armiku i këtij projekti dhe se këtë duhet bërë të qartë në ditët e fundit para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Po ashtu, reagimi i shpejtë i kryeministrit austriak ndaj kësaj afere, dëshmonte sesa ishte vështirësuar vendimmarrja në Austri si rezultat i politikave antievropiane.

Pra, Evropa duhej të ndërmarrë diçka për të ndërprerë diskursin e mbrapshtë që kishin instaluar partitë e së djathtës ekstreme. Shpërthimi i video-skandalit në Austri është goditja e parë serioze, por jo vendimtare ndaj këtyre forcave të cilat në njërën anë duan të shihen si “parti të popullit për popullin” e në anën tjetër bëjnë marrëveshje të fshehta për rrënimin e demokracisë dhe vlerave evropiane .

Nga këto që u përmendën më lartë, mbetet të shihet nëse Bashkimi Evropian do të hapë negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë besueshmëria BE-së karshi qytetarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do të shënonte rënie të lirë, duke kontribuar kështu edhe më tej në thellimin e krizës në rajon të cilën ditorja gjermane “Bild” – duke iu referuar zhvillimeve politike në Shqipëri – jo rastësisht e kishte titulluar “Ballkani po digjet”. Çdo destabilizim i Shqipërisë dhe rajonit do të çonte ujë te interesat ruse, ndërsa avancim i rajonit do të mbante gjallë projektin Evropian.

Nëse BE nuk do të jetë në gjendje që në takimin e qershorit 2019 të ecën përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë, atëherë do të konfirmojë paaftësinë për të zgjidhur çështje specifike. Në këtë rast, askush nuk mund të garantojë që pas referendumit për Brexit-in, nuk do të kemi referendume tjera që do të fundosin përfundimisht projektin Evropian.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori