Skandalet e ngacmimeve seksuale në industrinë e argëtimit apo në politikë kanë tërhequr shumë vëmendje kohët e fundit, pasi po shtohet numri i grave dhe nganjëherë edhe burrave që kanë dalë me rrëfime se janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht nga persona në pozitë të fuqishme.
Akuza të tilla janë ngritur edhe ndaj disa presidentëve amerikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump.
Presidenti Lyndon Johnson tregoi talent të rrallë gjatë kohës që ishte anëtar i Kongresit. Biografët thonë se ai kishte edhe një numër marrëdhëniesh jashtëmartesore.
Por ai nuk ishte i pari që njihej për histori të tilla. Shumë historianë besojnë se Thomas Jeffersoni kishte fëmijë jashtë martese me skllaven e tij Sally Hemmings.
Një historian thotë se nuk është për t’u çuditur që disa politikanë kanë lidhje të tilla jashtë martesore.
“Vetë politika mbështetet tek arti i joshjes. Këtë punë bëjnë këta njerëz në karrierën e tyre”, thotë historian Richard Reeves.
John Kennedy njihej për marrëdhëniet me një numër grash para dhe gjatë kohës që ishte president. Por shumë amerikanë nuk e njihnin këtë aspekt të jetës së tij gjatë kohës kur ishte gjallë.
Marrëdhëniet jashtë martesore mes dy të rriturve nuk janë të paligjshme.
“Duhet të bëjmë dallim mes atyre që synojnë marrëdhënie me individë në moshë të mitur, për shembull me vajza 14-veçare. Në raste kur ka lidhje mes dy të rriturve, megjithëse mund të jetë diçka e pakëndshme, nuk do të ishte akt i paligjshëm”, thotë ekspertja ligjore Ariela Gross.
Para zgjedhjes si president Bill Clinton u vu përballë një numër akuzash për sulme seksuale. Më pas ai dha dëshmi të rreme për një marrëdhënie seksuale me një praktikante të Shtëpisë së Bardhë. Ndaj tij filloi procesi për shkarkim nga posti por ai u shpall i pafajshëm.
Ishte koha kur interneti sapo kishte filluar.
“Nuk diskutohet që Bill Clinton ishte me fat. Nëse skandali do të kishte shpërthyer pas masivizimit të internetit, Clintoni ndoshta nuk do të kishte mbajtur postin”, thotë historiani Richard Reeves.
Në 2005 Donald Trump u regjistrua me zë duke bërë komente për akte të papërshtatshme me gratë.
“Ky rast ia vlen të përmendet, pasi ai po mburrej se prekte gratë mes këmbëve, gjë që do të cilësohej si sulm seksual. Ishte një akt i dënueshëm me ligj. Por e vemtja dëshmi janë fjalët e tij”, thotë ekspertja Ariela Gross.
Shumë burra, ndër ta edhe presidentë shpesh ekzagjerojnë ngjarjet për t’u mburrur, thotë historiani Reeves. Po ashtu burri dhe gruaja në incident mund të japin variante të ndryshme të ngjarjes, duke u dhënë mundësi përkrahësve dhe rivalëve të komentojnë mbi këto rrëfime, qofshin apo jo të vërteta.
Studiuesit thonë se viktimat e sulmeve seksuale kanë marrë zemër dhe megjithëse këto akuza mund të mos shërbejnë për të mbajtur ligjërisht përgjegjës autorët e këtyre akteve, këta individë të akuzuar, përfshirë edhe presidentë po mbahen përgjegjës në gjyqin e opinionit publik. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aeroplani përplaset në pistën e garave në Kaliforni, mrekullisht nuk ka të vdekur
Zjarr i madh shpërthen në kulmin e spitalit në Rusi, pacientët hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar më të keqes
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë
Pas sulmit raketor në Odesa, reagon Zelensky: Rusia është e intersuar vetëm në luftë
Gjermania nuk ndryshon e vendimin, nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës
Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit