LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Paris, menaxheri nxjerr mysafirët ukrainas nga restoranti, lavdëron presidentin rus

Skandal në Paris, menaxheri nxjerr mysafirët ukrainas nga restoranti, lavdëron presidentin rus

Pronari i një restoranti në Paris i ka nxjerrë nga lokali dy ukrainas, duke u thënë “rroftë Putini”.

Videoja për një kohë të shkurtër është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Në të shihet menaxheri i restorantit, i cili i nxjerrë nga lokali mysafirët që ishin nga Ukraina.

Ai me dorë u thotë “që të humbin” dhe bërtet: “Jam francez, rroftë Putini”.

E një reagim i tillë është kritikuar mjaft nga opinioni në këtë shtet evropian. /Telegrafi/