LAJMI I FUNDIT:

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

Shkolla fillore “Njegosh” në Komunën e Gazi Babës momentalisht ka hapësira të mjaftueshme për të pranuar 13 nxënësit shqiptar të Idrizovës, për të zhvilluar mësimin shqip në klasën e gjashtë. Këtë e ka vlerësuar Inspektorati i Arsimit pasi ditë më parë kreu inspektime në këtë shkollë.

“Në shkollë mësimi realizohet në 24 paralele dhe ekzistojnë 23 kabinete. Nga inspektimi është konstatuar që shkolla ka kushte hapësinore që nxënësve shqiptar tu mundësohet të vazhdojnë shkollimin në klasën e 6-të, ngase mësimi për nxënësit maqedonas nga klasa e 6-të deri në klasën e 9 zhvillohet në ndërrimin e parë dhe me ketë nxënësve shqiptar mund t’u mundësohet ta ndjekin mësimin në ndërrimin e dytë”, thonë nga Inspektorati I Arsimit.


Gjithashtu, në raportin e Inspektoratit Shtetëror i Arsimit thuhet se obligon drejtorin e shkollës që të fillon procedurë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në klasën e 6-të, gjegjësisht të dërgon kërkesë deri te themeluesi, në këtë rast komuna e Gazi Babës për hapjen e kësaj paralele…

Pavarësisht këtij vendimi, kreu i Gazi Babës, Boban Stefkovski në rrjetet sociale ka informuar se në shkollën “Njegosh” nuk ka hapësirë për paralele shtesë. Pas takimit me prindërit e nxënësve maqedonas dhe ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, Stefkovski ka shkruar se mundësia e vetme për të realizuar mësimin shqip në klasë të gjashtë është transferi në shkollat fqinje për ku transporti falas është i organizuar.

“Me vjen sinqerisht keq që në këtë takim nuk u arrit marrëveshja për tejkalimin e gjendjes aktuale që po ndodh ditët e fundit. Si pushtet lokal përgjegjës, mendojmë se është e nevojshme zgjidhja e përhershme e problemit, e cila konsiston në ndërtimin e një shkolle të re për të gjithë nxënësit nga vendbanimi Idrizovë, pa dallim etnie”., deklaroi Boban Stefkovski, kryetar i Komunës Gazi Babës.

Nga Ministria e Arsimit thanë se me sqarime të detajuara do të dalin javën që vjen. 13 nxënësit shqiptartë Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës dhe prindërit e nxënësve maqedonas se zgjidhja afat shkurte është e patjetërsueshme ndërkohë që do të vijoj procesi për zgjidhjen afatgjate, ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori