Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e arritur në fund të gushtit të vitit të kaluar, po shkon drejt dështimit.
Pas kundërshtimeve të opozitës, kohëve të fundit janë shtuar zërat edhe brenda partive në pushtet që kërkojnë rishqyrtimin e saj, duke konsideruar se si e tillë, marrëveshja ka cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ishte ndër të parët nga koalicioni qeverisës që kishte kërkuar rishqyrtimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Tani ai thotë se çështja po shkon drejt kthimit në pikën zero, pasi që edhe shumë deputetë tjerë janë bindur për parregullsitë.
Modeli kadastral i përdorur për shënjimin e vijës kufitare, ka thënë Hasani, është i gabuar dhe se në procesin e rishqyrtimit duhet të përdoren modele tjera. Vija kufitare me Malin e Zi, ka nënvizuar Hasani është më e vjetër se 50 vite dhe ishte përcaktuar përmes maleve dhe lumenjve.
“Duhet të bëhet një rishqyrtim i marrëveshjes. Është mirë që edhe Mali i Zi ka pranu që të bëhet rishqyrtimi, sepse edhe ai është i interesuar ta zgjidhim këtë çështje. Prandaj, nëse nuk e rishqyrtojmë, ajo nuk do të kalojë në Kuvend, nuk do të ketë vota në Kuvend të kaloj demarkacioni dhe do të ketë mundësi të ketë tensione politike. Andaj, për t’u ikë tensioneve politike duhet të thirret opozita, duhet të thirren ekspertë të fushave përkatëse, duhet të bëhet rishqyrtimi, analiza dhe të dilet nga kjo gjendje”, ka thënë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Kthimin e procesit në pikën zero e ka mbështetur nga fillimi edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi. Ngjashëm me Hasanin edhe Bulliqi kishte shprehur në vazhdimësi vërejtje se marrëveshja kishte parregullsi dhe nuk ishte arritur sipas interesave të Kosovës.
“Qeveria jonë dhe ajo e Malit të Zi duhet të negociojnë mes vete dhe ta kthejnë gjendjen në pikën zero. Duhet të themelohet një komision i ri i cili do të merret me këtë problematike dhe të shkarkohet komisioni paraprak sepse e ka bërë punën keq, e ka vënë në lajthitje shtetin dhe qeverinë e Kosovës dhe sigurisht që procesi duhet të kthehet në fillim”, ka thënë Bulliqi.
Marrë parasysh që pala malaziase ka shprehur gatishmërinë që të bisedojnë çështjen, marrëveshja për demarkacionin, sipas Shpejtim Builliqit nuk do të ketë nevojë të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Konfuzioni dhe shtyrja e rrumbullakimit të çështjes së demarkacionit që nga gushti i vitet të kaluar deri më tani, sipas Bulliqit, vjen për fajin e qeverisë së Kosovës që nuk ka ndërmarrë asnjë nismë politike.
“Sikur të kishte qenë vullneti i qeverisë sonë, kjo çështje moti ishte përmbyllë. Në rast se dy palët pranojnë dhe janë të gatshme të bisedojnë, unë jam shpresoj që shumë shpejt mund të kryhet krejt ky proces, sepse ekziston një konditë, ekzistojnë faktografitë e mjaftueshme që ka ekzistuar një linjë kufitare mes Kosovës dhe Malit të ZI. Andaj, krejt çka mbetet është që ekspertët të dalin në terren dhe ta bëjnë shënjimin apo vijëzimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, është shprehur Bulliqi.
Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani e bën përgjegjëse qeverinë e Kosovës për krijimin e konfuzionit dhe ndërlidhjen e ratifikimi të marrëveshjes për demarkacionin me procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas tij, qeveria duhet të fokusohet në detyrat e shtëpisë që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse demarkacioni të shkoj në rishqyrtim dhe miratim pasi të jetë arritur një marrëveshje e re me Podgoricën.
“Na kemi qëndrime të ndryshme brenda qeverisë për liberalizimin e vizave. Një ministër thotë nuk është kusht, tjetri zëvendësministër thotë është kusht, qeveria thotë është kusht, presidenti s’është kusht. Prandaj këtu i kemi çështjet të cilat janë lojë politike ata nuk duhet ta ndërlidhin me demarkacionin, por duhet ta lidhin me çështjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka deklaruar Hasani.
Marrëveshjen aktuale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kanë kundërshtuar edhe tri partitë opozitare. Sipas tyre, me këtë marrëveshje, Kosova po humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.
Sidoqoftë, përveç deklarimeve individuale, qeveria e Kosovës nuk ka dalë me një qëndrim të prerë nëse do të qëndroj deri në fund pas marrëveshjes së nënshkruar me Podgoricën, apo do të ndërmarrë nisma për rishikimin e saj, ndonëse rishikimi po bëhet opsion real marrë parasysh faktin se marrëveshja po humb përkrahjen e nevojshme në Kuvend për ratifikimin e saj.
Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria duhet të sigurojë mbështetjen prej dy të tretave të deputetëve në kuvendin e Kosovës. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në momente tjera
Njoftimi i borxhit të Maqedonisë me një miliard euro është një lëvizje shqetësuese për ekspertët
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë