Barcelona ka fituar me rezultat 0-5 ndaj Real Betisit në La Liga, duke mbajtur kështu epitetin e të pamposhturve në kampionatin elitar spanjoll.

Vendasit erdhën nga një formë e mirë, ku në dy ndeshje pa humbje kishin shënuar tetë gola, por para klubit katalunas ata ishin thjesht një tjetër skuadër për t'u mundur.


26805169 1820177674661849 1564036757492345892 n - Getti Images

Pjesa e parë ishte pa gola edhe pse Sergi Roberto (26') dhe Lionel Messi (31') kishin shanse për gol.

I pari që shënoi në këtë takim ishte Ivan Rakitic në minutën e 59-të pas asistimit nga Luis Saurez. Pesë minuta më vonë shënoi Messi, i asistuar nga Sergio Busquets.

Në minutën e 69-të Rakitic ia ktheu favorit Suarezit, duke i asistuar për golin e tretë në takim nga mysafirët.

26962359 1820177721328511 8305599594670755401 o - GettyImages

Pokerin e skuadrës e kompletoi Messi në minutën e 80-të, i asistuar nga Suarez. Dhe këtu favori u kthye pasi për 0-5 Messi asistoi te Suarez.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 54 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë, kurse Betisi renditet në vendin e dhjetë me 27 pikë.

Thomas Vermaelen betis (Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Alavesit, kurse Betis udhëton te Celta Vigo.

Vlen të theksohet se për vendasit nga minuta e parë edhe shqiptari, Riza Durmishi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dh6ck

telegrafi sport app