LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

S’ka kuorum, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratojë disa marrëveshje ndërkombëtare.

Në momentin e shqyrtimit të marrëveshjeve, në sallën plenare ishin vetëm 66 deputetë.


Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratojë edhe disa Projektligje që ishin në rend të ditës.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbyllemi punimet e seancës së sotme plenare, rrjedhimisht edhe sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të mbahet në javën e tretë muajit janar të vitit 2023. /KP/