LAJMI I FUNDIT:

Për familjen Pireva nga Prishtina, s’ka festë as për Vitin e Ri (Video)

Për familjen Pireva nga Prishtina, s’ka festë as për Vitin e Ri (Video)

Në shtëpi jetojnë nëntë anëtarë. Edhe pse gati e rrënuar, u duhet të paguajnë edhe qira për të.

Zonja e shtëpisë mes lotësh tregon për kushtet e vështira, e madje thotë se sot në këtë ditë feste nuk ka as çka t’u jap fëmijëve të hanë.

I zoti i kësaj shtëpie thotë se është shumë e vështirë të përballojë një gjendje të tillë.

Ai thotë që nuk është në gjendje të punojë dhe të sigurojë bukën e gojës për fëmijët e vet, e madje edhe për fëmijët jetim tjerë që po rrit.

Në këto temperatura të ftohta dimri edhe drutë për ngrohje kanë filluar të pakësohen. E, të vetmit që ju ndihmuan për këtë fundvit janë shoqata humanitare” Diaspora”. /Tribuna Channel/