LAJMI I FUNDIT:

S’ka datë për takimin e premtuar të kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e policisë

S’ka datë për takimin e premtuar të kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e policisë

Policët elitarë të Kosovës janë në pritje të kryeministrit Albin Kurti, i cili iu ka premtuar se do t’i takojë këtë javë gjë e cila i ka shtyrë ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar.

Dita se kur do të mbahet ky takim nuk dihet ende, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, Kurti iu premton zgjidhje
Lexo po ashtu Pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, Kurti iu premton zgjidhje

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do të presin deri në fund të javës dhe nëse takimi nuk mbahet do të ndërmarrin veprime të tjera sindikale.


“Kryeministri nuk e ka caktu datën, kohën, ditën, nuk e ka caktu ende. Drejtori i Policisë është në kontakt me ta. Tash ta shohim deri në fund të javës. Unë po shpresoj që ka me u mbajtë takimi. Nëse nuk mbahet do të ndërmarrim veprime të tjera”, është shprehur Zeqiri.

Ndërkohë, nga Zyra e Kryeministri kanë thënë për Telegrafin se takimi do të mbahet këtë javë, ndërsa për agjendën do të dalin me njoftim të radhës.

“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor.

Kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Gjatë protestës ata kërkuan po ashtu që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori