LAJMI I FUNDIT:

​S’ka bashkëpunim opozitar në Kuvend

​S’ka bashkëpunim opozitar në Kuvend
Foto: Arkiv

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen në Kuvendin e Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe veprime për t’u ballafaquar me Qeverinë Kurti edhe mbi një muaj pas konstituimit të legjislaturës së tetë. Ani pse e pranojnë që kanë dallime ndërmjet veti, përfaqësuesit e tri partive shpresojnë që në të ardhmen të unifikojnë qëndrimet për të gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se partia e tij, si më e madhja në opozitë, do të tentojë të bashkëpunojnë me dy partitë tjera kur ka tema të rëndësishme.

Por sipas tij, PDK e ka identitetin e vet dhe asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e pazareve me qeverinë, siç thotë një pjesë e opozitës ka bërë.

“Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë, siç e kemi dëshmuar edhe tek rasti i zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qysh një pjesë tjetër e opozitës ka hyrë në marrëveshje me ta. Na jemi të qartë…Kur ka tema të ndjeshme ne do të koordinohemi me opozitën, është detyrë e jona si partia më e madhe opozitare. Por jemi të dalluara prej partive tjera, si PDK do të mundohemi që për tema të rëndësishme të bashkëpunojmë edhe me ta. Pjesën tjetër, ne e kemi identitetin tonë si PDK dhe prej këndit tonë do ta kundërshtojmë qeverinë dhe do të mbikëqyrim me kujdesin më të madh veprimet e saj”, thotë ai.

Se ka mungesë të bashkëpunimit opozitar në Kuvendin e Kosovës e thotë edhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

“Deri më sot, nuk kemi ndonjë bashkëpunim, apo koordinim të asaj si të veprohet si opozitë unike. Çdo subjekt politik ka qëllimet e veta, mbron planin e vet në atë që ju ka ofruar gjatë zgjedhjeve qytetarëve. Por kjo nuk do të thotë që të ardhmen nuk do të kemi koordinim për çështjet vitale të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Ndërkohë, Besa Gaxherri nga LDK thotë se partia e saj do ta ruajë subjektivitetin e vet, por do të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën për tema që shërbejnë për të mirën e vendit.

“LDK do ta ruajë subjektivitetin e vetë dhe njëkohësisht do të bashkëpunoj me opozitën për temat për të cilat dakordohen partitë opozitare. LDK tashmë është e njohur për konstruktivitetin dhe bashkëpunimin në çdo aspekt në shërbim të të mirës së përgjithshme për vendin”, thotë ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, PDK u rendit si partia e dytë me 19 deputetë, LDK me 15 deputetë dhe AAK me 8 deputetë. Por javë më parë, një deputete e PDK-së kaloi në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë PDK-në me 18 deputetë. Të tri partitë janë opozitë e qeverisë Kurti, që e ka shumicën në Kuvend./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori