LAJMI I FUNDIT:

“S’jemi të padukshëm, këtu jemi”, porositën të pastrehët Qeverinë e Maqedonisë (Video)

“S’jemi të padukshëm, këtu jemi”, porositën të pastrehët Qeverinë e Maqedonisë (Video)

“Askush nuk kujdeset për në, sikur të mos ekzistojmë. Humbën jetën njerëz dhe as shteti nuk na ndihmoj, askush. Por, dua të them se të gjithë jemi të lindur ka një nënë dhe secili prej nesh ka tregim të ndryshëm se si ka përfunduar këtu”, deklaroi Sllavica, e cila bashkërisht me disa të pastrehë fshihet në hyrjet e kullave përballë Kryqit të Kuq.

Grupe të pastrehë secilën ditë mund të shihen në qytet se si flenë në ulëse apo në karton në tokë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Do të hymë në ndonjë bastore sportive, të ngrohemi pak në qendër tregtare dhe më pastaj përsëri ftohtë. Duhet të gjendemi disi, nëse mbetemi këtu, tek ulëset do të ngrijmë”, shtoi edhe një i pastrehë.

Shoqata “Ljubeznost” organizoi aksion për mbledhjen e ushqimit nga restorantet dhe amvisëritë që gjatë kohës së festave të fundvitit e ndau me të pastrehët.

“Nëpër rrjete sociale shpallëm që ushqimi i tepërt që do të mbes pas festës të mos përfundojë në kontejnerë, por t’u dhurohet të uriturve. Në këtë mënyrë duam që edhe këto njerëz të ndihen me dinjitet, të kenë ushqim”, deklaroi Toni Stankovski nga shoqata “Ljubeznost”.

Stankovski tha se as Kryqi i Kuq as institucionet shtetërore nuk kanë numër të saktë se sa njerëz janë pa kulm mbi kokë dhe se kanë dorëzuar një nisëm deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të kryej hulumtim dhe të të dihen se ku janë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori