LAJMI I FUNDIT:

Sjellja e pahijshme e policisë dhe gabimet e e aparatit për matjen e alkoolit mund të përmbysin 27,000 raste të vozitjes në gjendje të dehur në Massachusetts

Sjellja e pahijshme e policisë dhe gabimet e e aparatit për matjen e alkoolit mund të përmbysin 27,000 raste të vozitjes në gjendje të dehur në Massachusetts

Gjykata Supreme e Massachusetts ka vendosur që rreth 27,000 persona që kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar për drejtimin e automjetit nën ndikim të alkoolit, mund të tërheqin deklarimin e tyre të fajësisë ose të kërkojnë një gjykim të ri.

Vendimi vjen pasi një hetim që filloi në vitin 2019 zbuloi se aparatet e alkolit të përfshira në këto raste nuk ishin kalibruar siç duhet.


I gjithë ky zbulim ka të bëjë me Alcotest 9510, një aparat për matjen e alkoolit i bërë nga Draeger Safety Diagnostics, Inc, raporton carscoops, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2019, një gjykatë zbuloi se ai prodhoi “rezultate të besueshme shkencore BAC”, por gjithashtu se “metodologjia vjetore e kalibrimit dhe certifikimit të përdorur nga OAT, nga qershori 2011 deri më 14 shtator 2014 nuk prodhoi rezultate të besueshme shkencërisht BAC.”

Më pas, një grua që ishte deklaruar fajtore për veprën penale në vitin 2013, kërkoi të tërhiqte pranimin e fajësisë saj mbi këto gjetje.

Si rezultat i dy rasteve dhe se si ato ndikojnë në njëri-tjetrin, rreth 27,000 të pandehur janë të lirë të kërkojnë një gjykim të ri ose të tërheqin pranimin e tyre të fajësisë. Kjo shifër përfshin të gjithë ata që u testuan me Alcotest 9510 midis 1 qershorit 2011 dhe 18 prillit 2019.

Gjykata gjeti se OAT kishte “një histori të mbajtjes së qëllimshme të provave shfajësuese, shpërfillje të hapur të urdhrave të gjykatës dhe sjellje të tjera të pahijshme”. Kjo sjellje e keqe përfshinte shkeljen e urdhrave të zbulimit duke mos prodhuar të dhëna të riparimeve ose prova të tjera shfajësuese. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Auto
Kalo në kategori