Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës, përfshirë këtu edhe komunat në veri të vendit. E duke pasur parasysh situatën në veri të vendit javëve të fundit, e sidomos pas zhvillimeve të djeshme, kërkohet që të ketë masa shtesë të sigurisë në këtë pjesë në ditën e votimit.
Kështu është shprehur për Telegrafin, eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja. Ai tha se gjatë aksionit të djeshëm, shteti i Kosovës bëri një veprim të drejtë.
“Zhvillimet e ditës së djeshme në pjesën veriore të vendit tonë, ishin jo të mira në aspektin e stabilitetit e sigurisë kombëtare, edhe pse kemi të bëjmë me të drejtën tonë për luftimin e krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë. E kemi bërë një veprim që kemi të drejtë”, ka thënë Qehaja.
Qehaja ka shtuar se pavarësisht situatës, mendon se pjesëmarrja e serbëve lokal në zgjedhjet e së dielës do të jetë e kënaqshme.
“Unë konsideroj se pjesëmarrja e qytetarëve në pjesën veriore të vendit tonë do të jetë e kënaqshme pavarësisht situatë së krijuar atje në aspektin e sigurisë. Pjesa dërmuese e serbëve lokalë të atjeshëm janë të vetëdijshëm për nevojën e luftimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar nga shteti i Kosovës”, u shpreh Qehaja.
Eksperti i sigurisë më tej ka shtuar se shërbimi sekret serb në bashkëpunim me atë rus është prezent në vendin tonë, dhe se për atë arsye të dielën në ditën e votimit në komunat veriore duhet të ketë shtim të masave të sigurisë.
“Masat shtesë të sigurisë në ditën e votimit janë mëse të nevojshëm, duke ditur se në Kosovë ekzistojnë dhe veprojnë shumë shërbime të huaja informative. Jemi të vetëdijshëm që shërbimi sekret serb në bashkëpunim me atë rus është shumë prezent në vendin tonë dhe me qëllimin e vetëm për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në vend”, ka thënë Qehaja.
I pyetur se a ka gjasa që të dielën të përsëritet ndonjë incident në atë pjesë, Qehaja theksoi se “me një vigjilencë më të madhe dhe prezencë të shtuar të organeve të sigurisë tona, do të parandalohet çdo tentativë e incidenteve që mund të ndodhin”.
Ai shtoi se tentativat e Serbisë dhe Rusisë dhe disa shteteve tjera që këtu të krijohet një situatë e palakueshme në sferën e sigurisë dhe politikës në Kosovë, ne nuk duhet ta lejojmë.
Ndryshe, dje gjatë një aksioni kundër kontrabandës nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësitet policore në disa lokacione përfshirë këtu edhe Mitrovicën veriore dhe Zveçanin ndodhën disa incidente.
Në këtë pjesë nga një grup protestuesish duke i sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare .
Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar, ku me vendim të prokurorit pesë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre