Kontrata i skadon në vitin 2022, por Paulo Dybala do të qëndrojë tek Juventusi, pavarësisht zërave, ndërsa flitet edhe për një rikthim të Miralem Pjanic.

Barcelona ka provuar ta përfshijë në një shkëmbim që do t’u shërbente “blaugranave” për t’u liruar nga paga prej 15 milionë eurosh e Antoine Griezmann, por nuk do të ketë bisedime, pasi Juventus e ka hequr në lista e shitjes argjentinasin.


Vullneti i palëve për të arritur te një kontratë e re është shprehur qartë, edhe falë dëshirës së trajneri Max Allegrit, që në ditët e para të punës e ka gjetur numrin 10 në formë.

paulo dybala juventus 25112020 1o38p01kh8m1qzwf7rnkh1ick

Nga mesi i javës së ardhshme do të arrijë në Itali agjenti i lojtarit, Jorge Antun për një takim me drejtuesit e Juventusit për të folur edhe për shifrat.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për Miralem Pjanicin, që ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Torino nga Barcelona.

Miralem Pjanic scaled e1619537172810

Transferimi mund të arrihet edhe me një huazim, por do të duhet edhe një reduktim i pagës, por ky është një operacion që mund të nisë pak më vonë këtë verë.

Kjo pasi Ferderico Cherubin është duke punuar për të ofruar Manuel Locatellin.

0b79eb7f9f

Në listë janë edhe  kontratat e Giorgio Chiellinit që ka skaduar dhe rinovimi me Juan Cuadrados, që i përfundon marrëveshja në vitin 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app