LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Policia njofton për sulm fizik, kanosje e disa raste të dëmtimit të veturave

Situata në veri, Policia njofton për sulm fizik, kanosje e disa raste të dëmtimit të veturave

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast të kanosjes së një gruaje në Leposaviq, sulmit fizik ndaj dy personave në veri të Mitrovicës së veriut si dhe disa raste të dëmtimit të veturave në Zveçan e po ashtu në Leposaviq.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se raste kanë ndodhur më 29 maj si dhe më 1 qershor.


Zveçan 29.05.2023 – 06:30-18:30. Më datë 01.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të panjohur e njëjta i ishte dëmtuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Zveçan 29.05.2023 – 06:20-23:00. Po ashtu më datë 01.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të panjohur e njëjta i ishte dëmtuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Leposaviq 01.06.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë me maska ia kanë dëmtuar veturën. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Leposaviq 26.05.2023 – 13:06. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga persona i/të dyshuar, të maskuar, me gurë në duar duke bërë lëvizje në zonën e banimit. Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Mitrovicë Veri 01.06.2023 – 13:00. Nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar dhe lënduar dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori