LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, 200 ushtarë shtesë të Britanisë në Kosovë

Situata në veri, 200 ushtarë shtesë të Britanisë në Kosovë

Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në në Kosovë pas një kërkese të NATO-s. Kjo vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.

“Pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Mbretëria e Bashkuar do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim për t’iu bashkuar kontigjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një ushtrimi vjetor”, thuhet në njoftim.


Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit.

Në njoftim thuhet se aktivizimi vjen pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Reagimi i shpejtë i Mbretërisë së Bashkuar është një demonstrim i aftësive unike dhe angazhimit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon”.

Deputetja Kearns e quan lëvizje të rëndësishme vendimin e Britanisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
Lexo po ashtu Deputetja Kearns e quan lëvizje të rëndësishme vendimin e Britanisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Njësia e Ushtrisë Britanike i është caktuar Komandantit të Forcave të Kosovës të NATO-s, pas një kërkese specifike të Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë, “SACEUR”, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

“Ky dislokim është testament i udhëheqjes dhe shkathtësisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, kjo vendosje do t’i japë forcë dhe ekspertizë NATO-s, si pjesë e angazhimit tonë kryesor dhe të palëkundur ndaj aleancës”, vijon njoftimi.

Admirali Sir Tony Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha se “dislokimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake. Zgjerimi i mbështetjes sonë për Forcën e Kosovës (KFOR) nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Po ashtu në njoftim thuhet se nën komandën e NATO-s dhe duke punuar së bashku me forcat e tjera të kombit aleat, forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të disponueshme për të kryer operacione në përputhje me mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori