LAJMI I FUNDIT:

Situata në Trepçë, të mërkurën mblidhen sindikalistët  

Situata në Trepçë, të mërkurën mblidhen sindikalistët  
Foto: Arkiv

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së mërkurës do të mblidhen për të shqyrtuar situatën e krijuar në këtë ndërmarrje, ku punëtorët nuk e kanë marr ende pagën e qershorit.

Sindikata në një postim në Facebook shkruan se takimi do të mbahet në ora 07:00.

Mosekzekutimi i pagave për minatorët e Trepçës, flasin nga menaxhmenti i ndërmarrjes
Lexo po ashtu Mosekzekutimi i pagave për minatorët e Trepçës, flasin nga menaxhmenti i ndërmarrjes

“Duke pasur parasysh situatën e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe vështirësitë financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër (mërkurë) nga ora 07:00 të takohemi në mensën e minierës në Stan Tërgut.


Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, punëtorët e minierës së Stan Tërgut ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. /Telegrafi/