LAJMI I FUNDIT:

Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Po punohet me intensitet, janë pesë vatra aktive

Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Po punohet me intensitet, janë pesë vatra aktive

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një bilanc mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i Mbrojtjes bën me dije se këtë të mërkurë janë aktive pesë vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit.

Peleshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopterë Cougar.


Ai shton se më problematike janë vatrat e zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit.

“5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar”, ka shkruar Peleshi. /Telegrafi/