Bentler ka thënë po ashtu se KFOR-i do të mbetet garantues i ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes pavarësisht adaptimit të ardhshëm të trupave.

Komandanti Bentler falënderoi forcat e armatosura suedeze për kontributin e dhënë në misionin e KFOR-it, ndërsa e njoftoi Bengtsson mbi zhvillimet pozitive të situatës së sigurisë në Kosovë si dhe ngjarjet e fundit lidhur me kushtet e transferimit të përgjegjësive tek institucionet në Kosovë, thuhet në një njoftim nga selia e KFOR-it.


Bengtsson gjatë ditës do të marrë pjesë e aktiviteteve patrolluese të njësiteve suedeze dhe njësiteve monitoruese ndërlidhëse nga "Battle Group" shumëkombësh qendër, ku gjendet kontingjenti suedez me rreth 250 ushtarë. /qik/Telegrafi/