LAJMI I FUNDIT:

Situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës diskutohet në Kuvend

Situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës diskutohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të ditës, situatën aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Seanca është paraparë që të fillojë në orën 11:00, dhe do të diskutohet edhe për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.


Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin para disa ditësh për vizitë në Preshevë, kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria të marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve shqiptarë të luginës.

Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Anëtarët e komisionit për arsim të cilët ditë më parë vizituan luginën e Preshevës vlerësuan se gjendja e shqiptarëve atje, është më e keqe se para katër vitesh.

Ata diskutuan rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës, ndërsa u vendos që për të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme. /Telegrafi/