Situata aktuale e Interit, mes Zhang dhe kompanisë “Oaktree”: Milani ka qenë në të njëjtën pozitë, por me një ndryshim

Familja Zhang duke e paaftë për të shlyer një borxh ndaj “Oaktree Capital Management” dhe firma amerikane mund të marrë përsipër klubin nga 20 maji, duke riprodhuar të njëjtin skenar kur “Elliott” mori kontrollin e Milanit në vitin 2018.
Sot, e diel, 19 maj 2024, mund të jetë dita e plotë e fundit e epokës Suning në Inter.
Presidenti Steven Zhang duhet të shlyejë një hua prej 395 milionë euro të marr nga “Oaktree Capital Management” deri nesër, por ai nuk duket në gjendje të përmbushë afatin. Nëse është kështu, firma amerikane do të marrë kontrollin e klubit nga 20 maji.
Zhang kishte qenë në bisedime me një tjetër kompani, “Pimco”, për të marrë një hua të re, por negociatat dështuan. Presidenti Zhang në një deklaratë zyrtare të shtunën ai tha se do të bënte “çdo përpjekje me partnerin tonë [Oaktree] për të gjetur një zgjidhje miqësore”, por, në këtë fazë, fundi i epokës Suning në Inter duket i pashmangshëm.
Edhe CEO i Interit, Beppe Marotta, i cili zakonisht është shumë i matur, e përshkroi të shtunën si një ditë ‘të tmerrshme’ financiarisht dhe nuk mori pjesë në një ngjarje ku duhet të ishte për shkak të krizës së klubit.
Tifozët e Interit po përjetojnë saktësisht të njëjtën situatë si rivalët e qytetit Milani – gjashtë vjet më parë.
Rasti i Milanit me pronar kinez dhe ndryshimi mes dy klubeve
Në vitin 2016, Li Yonghong, një sipërmarrës kinez krejtësisht i panjohur, bleu kuqezinjtë nga Fininvest në pronësi të Silvio Berlusconit.
Megjithatë, për të përfunduar marrëveshjen, ai mori një kredi nga “Elliott Investment Management”, por pas vitesh përpjekjesh, ai nuk ishte në gjendje ta shlyente. Ndaj firma amerikane e mori drejtimin në verën e 2018 dhe pikërisht kjo do të ndodhë me Interin nesër nëse Zhang nuk arrin të shlyejë borxhin.
Ekziston një ndryshim kryesor midis dy historive dhe nuk ka të bëjë me gjatësinë ose suksesin e pronësisë së Suning në Inter në krahasim me Li Yonghong në anën tjetër.
Siç shpjegohet nga Il Giornale — Suning nuk do ta humbiste kontrollin e Interit pa marr asgjë. Në fakt, për të marrë pronësinë, “Oaktree” duhet të paguajë diferencën midis vlerës së tregut të klubit dhe shumës që Zhang nuk ishte në gjendje të shlyente. Kjo do të thotë se “Oaktree” do të duhet të paguajë rreth 500 milionë euro për të marrë kontrollin e Interit, pasi vlera e klubit vlerësohet në rreth 900 milionë euro.
Li Yonghong, nga ana tjetër, humbi kontrollin e Milanit për asgjë, ndërsa “Elliott” e shiti klubin te “RedBird” në vitin 2022.
Se çfarë do të vendosë të bëjë “Oaktree” për Interin mbetet të shihet, por janë dy mundësi: të mbajë kontrollin apo ta shesë menjëherë tek ofertuesi më i lartë.
Faktori Marotta
Ekziston edhe një ndryshim tjetër i rëndësishëm, pasi Interi tashmë ka një strukturë drejtuese që funksiononte kryesisht në mënyrë të pavarur nga “Suning” dhe presidenti Steven Zhang.
Drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta është duke e drejtuar klubin për disa vite për të reduktuar humbjet rekord, duke operuar me një buxhet transferimesh të balancuar tërësisht, ku shet shpesh lojtarë, ndërsa merr transferime falas.
Ai tashmë ka rreshtuar dy lojtarë për sezonin e ardhshëm, Piotr Zielinski dhe Medhi Taremi, të cilëve u skadojnë kontrata me Napolin dhe Porton.
Nëse “Oaktree” dëshiron të presë derisa të gjejë një blerës dhe të vazhdojë të mbajë Interin e balancuar mrenda, atëherë Marotta është njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë edhe për ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame