LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i ujitjes në Tearcë përfundon vitin e ardhshëm

Sistemi i ujitjes në Tearcë përfundon vitin e ardhshëm

Bujqit e Komunës së Tearcës vitin e ardhshëm për ujitje do të shfrytëzojnë sistemin e ri për vaditje të tokave bujqësore i cili është në fazën përfundimtare. Kështu thotë kryetari i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, cili shton se sfidat deri në realizimin e këtij projekti të madh por shumë lehtësues për qytetarët, kanë qenë mjaftë të rënda. “Pjesa kryesore tani është duke u vazhduar gjatë rrugicës e cila lidhë dy projekte paralele, pra edhe projekti i vaditjes së tokës bujqësore por edhe projekti i kanalizimit të ujërave të zeza. Prandaj ky projekt, pasi vazhdon në të njëjtën rrugicë, në të njëjtin segment, ngërthen në vetvete punime të shumta. Në këtë segment thuaj se jemi në gjysmën e realizimit të kësaj pjese dhe pjesa tjetër ka vazhduar edhe me shpronësimin e pikës së grumbullimit të ujit i cili do të bëjë edhe ndarjen proporcionale të ujit të vaditjes për të tre vendbanimet, Tearcë, Përshefcë dhe Gllogjë”, tha Nuhi Neziri kryetar i Komunës së Tearcës.

Ai thotë se jo vetëm Tearca do të përfitoj nga ky rrjet i ujitjes, por edhe fshati Përshefcë dhe Gllogjë. “Ne kemi kërkuar që sa më shpejtë të realizohet duke menduar dhe duke kërkuar që ky projekt duhet tani më të ishte përmbyllur. Realisht ne kemi pasur disa pengesa të mëdha dhe njëra nga ta ka qenë që para disa ditësh ne bllokuam edhe magjistralen Tetovë-Jazhicnë për të bërë kalimin nga pjesa e fushës në pjesën e banimit për faktin se përbërja e tokës ishte shumë gurore dhe nuk bëhej në mënyrë tjetër por detyrimisht u desh të pritet asfalti dhe të ndërpritet rruga. Besojmë se këtë vit duhet të përmbyllet edhe vetë ndërmarrja ose kompania që e bën realizimin e këtij projekti ka obligime ligjore të cilat duhet t’i përmbushë dhe sipas asaj, këtë vit kalendarik ata duhet të përmbyllen”, deklaroi Neziri.


Edhe nga ministria e bujqësisë thonë se vonesa në sistemin e ujitjes së Tearcës ka ardhur si pasojë e mërgimtarëve të cilët ishin këtu gjatë verës. Edhe Isni Jakupi, Drejtor në Ekonominë e Ujërave, siguron bujqit e Komunës së Tearcës se vitin e ardhshëm, do e kenë shumë më të lehtë ujitjen e tokave bujqësore. “Është një projekt që do të mbulon diku 330 hektarë tokë bujqësore. Informata i kam se në pjesën e fushës dhe pjesë kryesore është kah fundi. Në fushë ka ngelur të punohet vetëm tek kapja dhe është prolonguar për shkak të mërgimtarëve të cilët ishin gjatë stinës së verës. Nuk kanë punuar në pjesën e fshatit për këtë shkak”, njofton Isni Jakupi drejtor në Ndërmarrjen për Ekonomizim të Ujërave.

Financues të këtij projekti janë Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe nga Komisioni i Bashkimit Evropian. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori