Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë takuan Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të diskutuar lidhur me parametrat ekonomikë pas shpërthimit të pandemisë COVID19.
Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti informoi Kryetarin e OEK, Berat Rukiqi dhe Drejtorin Ekzekutiv të OEAK, Arian Zeka, se situata për sa i përket likuiditetit të sektorit financiar vazhdon të jetë pozitive pavarësisht ndikimit që pandemia ka pasur në sektorin privat.
“Ai tha se bankat komerciale mbesin të zotuara të ndihmojnë sektorin privat të tejkalojë vështirësitë të cilat lidhen me kufizimin e aktivitetit ekonomik me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë këtu edhe riprogramimin e detyrimeve kreditore për ndërmarrjet të cilat janë afektuar nga kriza aktuale.
Ai shtoi më tej se në asnjë mënyrë nuk do të ketë as ndëshkime financiare nga ana e institucioneve financiare apo prishje të kategorizimit kreditor për ndërmarrjet, aftësia paguese e të cilave është vështirësuar si rrjedhojë e situatës aktuale”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtuesit e dy odave ekonomike ofruan bashkëpunimin e tyre të plotë me qëllim të minimizimit të ndikimit të pandemisë në ekonominë e Kosovës, por edhe shkëmbimin e ideve dhe rekomandimeve të cilat do të ndihmonin në rikuperimin e shpejtë ekonomik pas përfundimit të pandemisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë