Sistem "Smart Home", kushte moderne e qasje në të gjitha rrugët kryesore – çka ofron Linda Premium Residence

Linda Premium Residence është kompleksi madhështor që po ndërtohet nga Al Trade Center në zonën e njohur si “Prishtina e Re”.
Me një pozitë tejet të favorshme e strategjike, ky kompleks ka qasje të lehtë në të gjitha rrugët kryesore që lidhin me qytetin e autostradat vendore e rajonale.
Por, krahas lokacionit të mirë ku gjendet, Linda Premium Residence ofron edhe kushte jashtëzakonisht të mira për banorët e vet.
Duke u ndërtuar për të qenë vendbanimi ideal, kompleksi ofron:
- Sistemin “Smart Home” - Tarraca gjelbëruese - Hapësira për komunitetin - Kopsht për fëmijë - Fitnes - Pishinë, saunë & spa - Siguri 24/7 me kamera - Parking të mjaftueshëm, etj.
Përveç këtyre, në mënyrë që banorëve t’jua lehtësojë sa më shumë jetesën, kompleksi do të ofrojë edhe mjek e barnatore të lagjes.
Thënë më thjesht, banorët që bëhen pjesë e këtij kompleksi do t’i kenë të gjitha me një vend – mbi të gjitha do ta kenë rehatinë familjare!
Për t’u bërë pjesë e këtij kompleksi, kontaktoni tani në:
0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127, +383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777info@altradecenter.comwww.altradecenter.com

















































