LAJMI I FUNDIT:

Siri, regjimi i Asadit shkel armëpushimin

Siri, regjimi i Asadit shkel armëpushimin

Është shkelur armëpushimi 72 orësh i shpallur nga regjimi i Asadit në Siri.

Avionët rusë kanë sulmuar Xhesrin dhe Shugurin në Idlib ku si pasojë të paktën 3 fëmijë kanë humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur.

Armëpushimi i shpallur nga regjimi i Asadit ditë më parë është shkelur nga avionët rusë të cilët kanë bombarduar disa vendbanime.


Avionët rusë kanë sulmuar edhe një spital të improvizuar dhe si pasojë spitali ka pësuar dëmtime të shumta.

Ushtria e regjimit të Asadit shpalli një armëpushim 72 orësh i cili filloi në 6 korrik dhe përfundonte në mesnatën e 8 korrikut. Armëpushimi u shpall i vlefshëm për të gjithë territorin e vendit.