LAJMI I FUNDIT:

Sirenat notojnë në dhjetëmijë shishe plastike, për të treguar ndotjen në dete (Foto)

Sirenat notojnë në dhjetëmijë shishe plastike, për të treguar ndotjen në dete (Foto)

Benjamin Von Wong nga Montreali i Kanadasë, e ka bërë një set fotografik ku shfaqen sirenat duke notuar në shishet plastike.

Në këtë mënyrë, fotografi ka dashur të tregojë ndotjen e madhe që e shkaktojnë njerëzit, duke përdorur dhe hedhur gjësende në det, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk kemi pasqyrë reale, se sa janë të ndotura ujërat, në këtë formë tregohet se si do të notonin gjallesat në një të ardhme jo shumë të largët.

Sipas hulumtimit të bërë nga ‘Ban the Bottle’, del se një amerikan i zakonshëm i hedhë 167 shishe plastike, pasi të ketë pirë ujin apo lëngun. Nga kjo del se para se të bëhet 60-vjeçar, i ka shpenzuar dhjetëmijë shishe të tilla.

Si pjesë e këtij projekti, Wong po kërkon të ndalohet përdorimi i shisheve plastike, apo të bëhet me pagesë, në mënyrë që të zvogëlohet në masë të madhe ndotja që po shkaktohet. /Telegrafi/