LAJMI I FUNDIT:

Sipas shkencëtarëve, qentë ndryshojnë ngjyrën e syve gjatë zbutjes së tyre

Sipas shkencëtarëve, qentë ndryshojnë ngjyrën e syve gjatë zbutjes së tyre

Zbutja e qenve ndikoi në ndryshimin e ngjyrës së syve të këtyre kafshëve shtëpiake, të cilat janë shumë më të ndriçuara. Evolucioni i ‘pajisi’ qentë me sy më kafe, të cilët janë më të dashur dhe më pak kërcënues për njerëzit, thonë shkencëtarët e Universitetit japonez Teikyo.

“Ngjyra e irisit te qentë është shumë më e errët se tek ujqërit dhe kjo ngjyrë më e zbehtë ka një efekt pozitiv në perceptimin e njerëzve për qentë”, thotë një studim i departamentit të studimeve të kafshëve të universitetit të botuar në revistën Royal Society Open Science.


Sipas studimit, njerëzit zgjidhnin natyrshëm qentë me sy të errët dhe ky presion selektiv favorizonte kafshët, sytë e të cilëve perceptoheshin si “miqësorë dhe rinore”.

Zbutja e qenve, që rrjedhin nga ujku gri, filloi gradualisht midis 50 mijë dhe 15 mijë vjet më parë. Por, pse një iris më i errët do ta bënte një qen më të pëlqyeshëm për njerëzit? Studiuesit mbështeten në studime që kanë treguar se një bebëzë e zgjeruar shoqërohet me emocione më pozitive sesa një bebëzë e ngushtuar.

Një bebëzë e gjerë është gjithashtu e lidhur në mënyrë të pandërgjegjshme me një qenie më të re, prandaj më e prekshme dhe e padëmshme. Ashtu si te fëmijët, madhësia e bebëzës së të cilëve zvogëlohet me kalimin e moshës. Kur irisi i qenit është shumë i errët dhe për këtë arsye nuk dallohet nga bebëza, njerëzit kanë përshtypjen se shohin një bebëzë shumë të madhe. Sipas studimit, një qen me iris të errët do të konsiderohej “i dobët dhe në nevojë për mbrojtje”.

Studiuesit testuan teorinë e tyre duke u prezantuar njerëzve foto të dymbëdhjetë qenve, njëri me sy të errët, tjetri me sy të çelur. Pjesëmarrësve iu kërkua të karakterizonin personalitetin e çdo kafshe si pak a shumë miqësor dhe pak a shumë të ri. Ata u pyetën gjithashtu nëse do të dëshironin të ndërveprojnë ose madje të adoptonin çdo qen.

“Imazhet e qenve me sy të errët u perceptuan si më miqësorë dhe më të rinj”, përfundoi studimi.

Studiuesit e Universitetit Teikyo pranojnë kufizimet e studimit të tyre – ndoshta ne preferojmë qentë me sy të errët thjesht sepse ka më shumë prej tyre dhe ne jemi mësuar me ta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori