LAJMI I FUNDIT:

Sipas rezultateve të OMNIBUS, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Sipas rezultateve të OMNIBUS, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka dalur i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind.


Kështu ka bërë të ditur Drejtori ekzekutiv i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini si porositës i sondazhit ka përfshirë disa pyetje.

“Fatmir Limaj po bën opozitë 3.6 për qind, Vjosa Osmani 8.3 për qind, Ramush Haradinaj 16.3 për qind, Memli Krasniqi 17.4 për qind, Lumir Abdixhiku 29.6 për qind, Hashim Thaçi 10.4 për qind, Kadri Veseli 2.8 për qind, dikush tjetër 11.5 për qind”, thekson Panduri.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor dhe nga data 23 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori