Sinkronizimi i iPhone me Windows 11 është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit
Pas prezantimit të versionit beta në muajin shkurt, Microsoft tani ka vënë mbështetjen e Phone Link iOS për të gjithë përdoruesit.
Microsoft thotë se mbështetja për aplikacionin Phone Link për iPhone tani është në dispozicion për të gjithë dhe siç u njoftua në muajin shkurt, aplikacioni lejon sinkronizimin e thirrjeve, kontakteve dhe mesazheve, duke përfshirë mbështetjen e kufizuar të iMessage, midis iPhone dhe PC.
Phone Link ka ekzistuar për ANDroid që nga viti 2015, por kjo është hera e parë që mbështet iPhone. Microsoft nisi një prezantim me faza duke filluar me testues të zgjedhur të Windows Insider në fund të shkurtit, i ndjekur nga disponueshmëria e përgjithshme muajin e kaluar.
Kompania ka premtuar se të gjithë përdoruesit e Windows 11 do të marrin mbështetje nga mesi i majit, kështu që ata që përdorin Windows PC dhe iPhone mund të përdorin Phone Link tashmë sot.
Megjithatë, duhet thënë se Phone Link për iPhone ka disa kufizime që telefonat Android nuk i kanë. Së pari, ndërsa sinkronizimi i iMessage mbështetet, ai nuk funksionon për bisedat në grup, as për dërgimin e fotove dhe videove. Përveç kësaj, mesazhet zanore dhe aplikacionet iMessage nuk do të funksionojnë, por sinkronizimi mund të jetë ende i dobishëm dhe të kursejë kohë për “kalimin” nga kompjuteri në celular dhe anasjelltas.
Për të përdorur Phone Link, duhet ta gjeni në shiritin e detyrave të Windows. Pas nisjes së aplikacionit, duhet të konfiguroni disa gjëra në të dyja pajisjet. Së pari, iPhone zgjidhet si lloji i pajisjes dhe më pas kamera e tij përdoret për të skanuar kodin QR në aplikacionin Phone Link. Pajisjet lidhen me Bluetooth, por disa leje duhet të konfirmohen në iPhone dhe PC. Phone Link mbështet çdo iPhone me iOS 14.0 ose version më të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak