Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në New York, Singullar (Singi), ka publikuar së fundmi klipin e tij të radhës.

“Jetë e çmendme” titullohet kënga e tij më e re, e cila është tipike e zhanrit hip-hop.


Kënga është punuar nga BloodyChuchk dhe Deard Sylejmani, gjersa për tekstin është kujdesur vet Singi.

singullar 60078139 400985974089008 2978458378312802079 n Foto: Singi/Instagram

Klipi i këngës vjen nën ngjyrat bardhë e zi dhe i është besuar produksionit Noko.

Noko Studio është përndryshe një produksioni i udhëhequr nga regjisori pejan Noli Kollçaku në New York të ShBA-së.

Me rikthimin e tij me albumin e ri, Singi duket se nuk po ndalet së sjelli muzikë të re, e cila gjithnjë po pritet mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/