Filmi shumë i dashur për fëmijë "Sing 2" arrin në Cineplexx më 25 dhjetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx në kohë për festat e fundvitit! Cineplexx, për filmin "Sing 2", do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe facepainting falas për të gjithë fëmijët. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.


Filmi flet për Buster Moon dhe miqtë e tij të cilët duhet të bindin yllin e rock-ut Clay Calloway që t'u bashkohet atyre për hapjen e një shfaqjeje të re muzikore. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë Matthew McConaughey, Scarlett Johansson dhe Reese Witherspoon.

foto 1 6

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

10x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling
5x Gift Cards për karaoke box nga BO Bowling

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling Prizren
5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park Kosovo
5x Gift Cards nga SUPER 7

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00. /Telegrafi/