LAJMI I FUNDIT:

Sindroma Kawasaki arrin edhe në Serbi, dy fëmijë preken nga kjo sëmundje e rrallë

Sindroma Kawasaki arrin edhe në Serbi, dy fëmijë preken nga kjo sëmundje e rrallë

Sindroma Kawasaki që është shfaqur tek fëmijët që fillimisht vuanin nga coronavirusi në Evropë dhe SHBA, raportohet se dy raste të tilla janë regjistruar edhe në Serbi.

Bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët, transmeton Telegrafi.

Sipas drejtorit të Repartit të Pulmologjisë në Beograd, Predrag Miniq, shfaqja e sindromës Kawasaki me epideminë e coronavirusit, është bërë diçka e zakonshme nëpër botë.

Zakonisht kjo sindromë i prek fëmijët mbi moshën 5-vjeçare që kanë simptoma shumë të lehta, apo që me raste as nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sindromë.

Miniq pranoi se në repartin që ai menaxhon gjenden dy pacientë me sindromën Kawasaki që sipas tij po i përgjigjen mirë terapisë, dhe se gjithçka shkon mirë, ata shpejt do të lirohen nga spitali.

Që të dy pacientët fillimisht vuanin nga coronavirusi dhe janë mbi moshën 5-vjeqare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori