LAJMI I FUNDIT:

“Sindroma Hajdar K. Shtimja, duhet të futet në fjalorin e gjuhës shqipe”!

“Sindroma Hajdar K. Shtimja, duhet të futet në fjalorin e gjuhës shqipe”!

Analisti dhe studiuesi Daut Dauti, ironizon mediat shqiptare, të cilat kohë më parë e përhapën si lajm shakanë për Hajdar K. Shtimen e shekullit XIX dhe atij të sotëm që kishte komunikuar me themeluesin e rrjetit Facebook, Marck Zuckerberg. Sipas Dautit, Hajdar K. Shtimja duhet të jetë shprehje e re në fjalorin e gjuhës shqipe. Madje, ai e ka edhe definicionin për këtë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij në Facebook.

“Gjuha shqipe, sikur gjuhët tjera, duhet të pasurohet vazhdimisht me fjalë dhe shprehje të reja të cilat emërtojnë dhe shpjegojnë situata të reja. Një shprehje e re që duhet të hyjë në fjalorin e gjuhës shqipe është ‘Hajdar K. Shtimja’, e cila, kohëve të fundit, vuri në pah sindromën e sëmundjes së mediave shqipe.

Më poshtë figuron sqarimi i shprehjes adekuate në fjalor:


Sindromi Hajdar K. Shtimja: – Grup i simptomave që paraqiten së bashku dhe që karakterizojnë sëmundjen (zakonisht mentale) të mediave shqiptare e cila rezulton në nevojën apo dëshirën për të botuar informata të paverifikuara;

– Dëshirë e paqëllimtë për të gënjyer për shkak të mungesës së profesionalizmit;

– Dëshirë për të gënjyer me qëllim që te lexuesi të krijohet një mendim i caktuar në mënyrë që nga kjo të përfitojnë grupet e dyshimta politike/mafioze/afariste/religjioze etj.;

– Dëshirë për të gënjyer opinionin me qëllim që pronarët e medias dhe redaktorët të fshehin mënyrën joligjore të pasurimit të tyre dhe lidhjeve të dyshimta me politikanët në pushtet.

(Natyrisht, ky nuk është shpjegim përfundimtar. Mund të shtoni edhe ju sygjerimet tuaja)”, ka shkruar Dauti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori