Nga: Alfonso Hernandez
Përktheu: Bajram Karabolli
Bëhet fjalë për një sëmundje me peshë të tillë që i sjell gabimet njëri pas tjetrit, sepse, si pasojë e saj, aftësia e analizës nuk funksionon dhe vendimet apo masat e marra janë produkt i çekuilibrit, arrogancës dhe konfuzionit ekstrem.
Tani vonë lexoja një artikull të publikuar nga gazetari spanjoll Francisko Rubiales, me titull “Të qeverisur nga të çmendur të rrezikshëm”, ku autori tregon se miliona qytetarë, në gjithë botën, nuk arrijnë të kuptojnë devijimin e politikës dhe as sjelljen e politikanëve. Ata ndihen të çoroditur para mungesës së urtësisë, qartësisë dhe zellit shërbyes të politikanëve, ndihen të flakur e të shkelur nga arroganca e tyre, nga etja e tyre për privilegje dhe përfitime.
Në shkrimin e tij ai citon politikanin dhe psikiatrin David Owen, i cili ka qenë ministër i Shëndetit (1974-1976) dhe ministër i Punëve Jashtme (1977-1979) i Britanisë dhe i cili pohon se shumë prej atyre që sot na qeverisin janë të sëmurë të rrezikshëm mendorë. Sëmundja e tyre do të sqaronte çdo gjë që popullit i rezulton e pashpjegueshme, përfshi korrupsionin, padrejtësinë, gënjeshtrat, dështimet, privilegjet e politikanëve, arrogancën e tyre, abuzimet dhe bëmat e panumërta kundër qytetarëve.
Për Rubialesin, shumë prej politikanëve që sot qeverisin, janë plotësisht të sëmurë mendorë dhe kanë nevojë urgjente për trajtim intensiv psikiatrik.
Sipas David Owenit, sëmundja e tyre mendore ka simptomat e qarta të “Sindromës së arrogancës”. Pasi kreu detyrat në dy ministritë e lartpërmendura, psikiatri Owen vitet e fundit iu përkushtua mjekësisë, duke studiuar dhe investiguar trurin e njeriut. Gjatë kësaj kohe anglezi Owen ka zhvilluar një tezë mbi këtë “sindromë hybris” (teprisë). Për atë kjo sindromë është një çrregullim personaliteti, simptomat e së cilës janë izolimi (vetmia), deficiti (mungesa) i vëmendjes ndaj të tjerëve dhe paaftësia për të dëgjuar të afërmit dhe ekspertët.
David Owen (In Sickmess and in Power, 2008) shpjegon se zotërimi i pushtetit shkakton ndryshime në gjendjen mendore dhe të çon në një sjellje arrogante; në këtë rast, sëmundjet mendore duhen të quhen “Sindromë e Arrogancës” në katalogun botëror të tyre.
Francisko Rubiales më tej shtjellon se disa politikanë, pushteti i bën të humbasin arsyen, i kthen në kryelartë dhe arrogantë dhe, si përfundim, ata largohen nga realiteti. Madje, disa prej tyre i kthen në të sëmurë mendorë vërtet të rrezikshëm, të cilët, sipas Owenit, bëhen të paaftë për të marrë vendime të drejta dhe për të mirëqeverisur.
“Me të marrë pushtet, ata besojnë se tashmë janë perëndi ose të dërguarit e Zotit në tokë, adhurojnë personalitetin e tyre dhe shpesh bëhen mizorë. Disa besojnë se kjo sëmundje ndodh vetëm gjatë tiranive, por e vërteta është se ajo zhvillohet edhe gjatë demokracive, duke prekur pushtetarë që janë zgjedhur me votë të lirë”.
Sindroma e Arrogancës, tek drejtuesit që qeverisin demokracitë, të cilët nuk e kanë mundësinë të sillen tamam si diktatorë mizor, ka të tjera tipare dhe dukuri: ata ndjehen euforikë, nuk kanë skrupuj, nuk janë të vetëdijshëm për gabimet dhe dështimet e tyre dhe janë të aftë t’i zërë gjumi top, pa e vrarë mendjen për kundërshtimin masiv të qytetarëve, për pasojat e frikshme të dështimeve, për dramat dhe varfërinë e njerëzve, gjë që, për çdo person me mendje të shëndoshë, do të ishin të padurueshme. Pra, është një sëmundje me peshë të tillë që i sjell gabimet njëri pas tjetrit, sepse, si pasojë e saj, aftësia e analizës nuk funksionon dhe vendimet apo masat e marra janë produkt i çekuilibrit, arrogancës dhe konfuzionit ekstrem. Pra, janë të gjitha gjasat që kjo sindromë të jetë Sindroma e Arrogancës, e përshkruar nga psikiatri David Owen.
Rubiales konsideron se një politikan që nuk ka brerje ndërgjegjeje për rrënimet që shkakton, që nuk ndjehet aspak fajtor dhe që nuk pendohet për asgjë, që nuk preket fare përpara vuajtjeve dhe kundërshtive të masës së madhe të të papunëve, të të varfërve, të njerëzve fatkeq që ka prodhuar qeveria e tij, sigurisht, duhet të ketë humbur arsyen dhe duhet të jetë i sëmurë rëndë. Owen thotë se ata që vuajnë nga Sindroma e Arrogancës nuk janë të aftë të qeverisin dhe e çojnë vendin që qeverisin drejt rreziqeve. Nëse këta politikanë të sëmurë do ta kthjellonin sado pak gjykimin, do të jepnin menjëherë dorëheqjen. Por, këtë do ta bënin vetëm nëse do të kuptonin se janë dukshëm të paaftë psikologjikisht për të qeverisur një popull me gra dhe burra të lirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri
PAGJUMËSI
DREJTËSIA!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre