LAJMI I FUNDIT:

Sindroma autoimune multiple

Sindroma autoimune multiple

Sëmundjet autoimune janë gjendje kronike që i prekin organet ato janë të iniciuara nga humbja e tolerancës imunologjike ndaj antigjeneve të vet trupit të tyre

Dr.med Afrim A. Gashi, mr.sci.dr.sci.
Dr. Jonijana Sadiku, MD


Këto sëmundje karakterizohen nga aktivizimi i sistemit imunitar në mungesë të rrezikut të jashtëm ndaj organizmit.

Është e rëndësishme të theksohet që, megjithëse shumë sëmundje që konsiderohen autoimune shfaqin reaktivitet ndaj vetvetes, ende mungojnë provat që dëshmojnë se ky reaktivitet, është në fakt, përgjegjës për dëmtimin e organeve.

Përgjatë tri dekadave të fundit, numri i sëmundjeve të njohura autoimune ka pësuar rritje të madhe, ashtu sikurse edhe kompleksiteti i lidhshmërisë mes tyre.

Tashmë, është e njohur që sëmundjet autoimune janë kronike dhe historia e tyre klinike ngjan në tri faza: (a) potenciale, (b) subklinike, dhe (c) klinike.

Për këtë arsye, koncepti i çrregullimit autoimun nuk i referohet vetëm sëmundjes klinike, por edhe prezencës së autoantitrupave relevant, bashkë me, qoftë dështimin subklinik apo funksionin normal të organit/ve target.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij grupi çrregullimesh është që secila sëmundje autoimune e ka një lidhshmëri të veçantë me çrregullime autoimune të tjera, dhe në shumicën e rasteve detektimi i autoantitrupave qarkullues është paralajmërim i sëmundjes së ardhshme.

Një pacient që vuan nga një sëmundje autoimune, ka 25% shanse që të ketë sëmundje autoimune të tjera.

Sindroma autoimune multiple është përshkruar për herë të parë në vitin 1988 nga Humbert dhe Dupond si sindromë e përbërë nga prania e tri apo më shumë sëmundjesh autoimune në të njëjtin pacient.

Sëmundjet si artriti rheumatoid, diabeti i tipit I, lupusi eritematoz sistemik, psoriaza, skleroza sistemike, vaskulitet e miopatitë inflamatore janë disa prej çrregullime autoimune, që takohen më shpesh në praktikën klinike.

Shumë nga këto patologji përkeqësohen gradualisht, çka çon në krijimin e dëmtimeve të konsiderueshme indore, shumë kohë përpara, diagnostikimit të tyre përfundimtar klinik.

Me fjalë të tjera, duke e thënë më thjeshtë, sëmundjet autoimune janë ato sëmundje kur vet qelizat sulmojnë qelizat e trupit qe nuk duhet të sulmohen, pra i njeh si të huaja qelizat e vetës.

Si përfundim sëmundjet autoimune prekin miliona njerëz. Është e rëndësishme të dini saktësisht se me çka keni të bëni dhe si duhet të trajtoheni.

Natyrisht, mund të mos jetë e mundur që plotësisht të shërohet çdo rast i sëmundjeve autoimune serioze por ju duhet të jeni në kontakt me mjekun përkatës për të trajtuar problemin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori