LAJMI I FUNDIT:

Sindroma akute koronare, rreziqet që kanosen

Sindroma akute koronare, rreziqet që kanosen

Si ta njohim, pse thirret ndihma urgjente dhe si trajtohet infarkti i miokardit në kushte paraspitalore.

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec. i mjekësisë urgjente

Sindroma akute koronar (SAK) paraqet gjendje me rrezik potencial për jetë që manifestohet në formë të angina pectoris jo stabile ose infarkt të miokardit.
Paraqitet më së shpeshti pas pëlcitjes ose erozionit të pllakës arterosklerotike (ndryshimi nga enët e gjakut në zemër dhe trombozës e cila paraqitet papritmas dhe në masë kritike e zvogëlon qarkullimin e gjakut në arteriet koronare. Faktorët e riskut që e përshpejtojnë sëmundjen janë: vlerat e larta të sheqerit në gjak, yndyra në gjak, hipertensioni, duhanpirja, mosha, obeziteti, inaktiviteti fizik, predispozitat familjare për këtë sëmundje.

Si ta njohim sëmundjen (SAK)?

Te angina pectoris stabile dhembja provokohet nga aktiviteti fizik, stresi, të ftohtit. Tërhiqet afërsisht 5 min pas ndërprerjes së aktiviteteve ose marrjes së nitroglicerinës, ndërsa dhembja të SAK është intensive, zgjatë më shumë ose nuk reagon në nitroglicerinë ose pushim. Dhembja është shtrënguese, me ndjenjë të rëndesës, flakës, djegies, ose shtrëngimit, lokalizohet në gjoks me zgjerim në një ose dy duart, qafë, nofull, shpinë dhe epigastrium. I sëmuri shpesh ndihet keq, ka mundim, marramendje dhe ndihët i tensionuar. Shumë pacientë janë të zbehtë dhe të djersitur. Mund të lajmërohen pengesa tjera me frymëmarrje.

Lokalizimi i dhembjes
Te disa pacientë që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, insuficienca kronike e veshkave, personat me demencë, të moshuarit, SAK mund të manifestohet edhe në mënyrë atipike, si ndonjë ngulfatje, ose mungesë e ajrit, shtrëngim i izoluar në fyt, ndjenjë e peshës në dorë, marramendje, pengesa dispeptike, plogështi, humbje e vetëdijes, etj.
Në rast se keni dhembje në gjoks, çdo herë thirrni ndihmën e shpejtë dhe përcillni udhëzimet nga qendra dispiqerike 194.

Foto 1

Koha është faktori më i rëndësishëm, pasi që miokardi dhe jeta e pacientit më së shumti mund të shpëtohen në të ashtuquajturën ”orën e artë”.
Mos tentoni që vet të vozitni deri në spital. Pritni Ndihmën e shpejtë, pasi që ekipet janë të specializuara dhe kanë pajisje që mund të shpëtojnë jetën.
Të sëmurit me dhembje në gjoks, mos i jepni medikamente që nuk janë ordinuar nga mjeku.
Mos e lëni të sëmurin pa mbikëqyrje dhe menjëherë thirrni Ndihmën e shpejtë në rast se gjendja i keqësohet.
Gjeni dokumentacionin mjekësor dhe barnat që i përdor pacienti dhe tregoni mjekut me rastin e mbërritjes së ekipit.

Shenjat dhe simptomat
• Personi është pa vetëdije, viktima nuk reagon në tronditje të lehtë të krahëve dhe në pyetjen e parashtruar me zë: A jeni mirë?
• Personi ka dhembje të fortë në gjoks e cila zgjatë më shumë se 5 minuta e nuk tërhiqet nga nitroglicerina ose me pushim.
• Personi ka frymëmarrje të padefinuar dhe të vështirësuar me ose pa dhembje në gjoks.
• Personi ka dhembje në gjoks i shoqëruar me marramendje.
• Personi ka dhembje në gjoks që përcillet me zbehje, djersitje, mundim dhe marramendje.
• Personi ankohet në dhembje në shpatulla, qafë, nofulla dhe në pjesën e sipërme të stomakut.
• Personi ka dhembje në një ose dy duart (sidomos në të majtën), me ose pa humbje të papritur të forcës në duar (dhembja në formë të shtrëngimit, ndjenja e rëndesës, presionit, djegësimit, ndjenja e pakëndshme).

Pse thirret ndihma urgjente
Ekipet e Qendrës urgjente mjekësore, mund të fillojnë mjekimin e infarktit akut të miokardit, menjëherë edhe para mbërritjes në spital, në harmoni me trendet bashkëkohore të mjekimit në mënyrë që të rrisin gjasat për ringjallje. Madje, edhe nëse gjendeni afër spitalit çdo herë thirrni Ndihmën e shpejtë, pasi që një nga komplikimet e sulmit në zemër është lajmërimi i aritmive të zemrës (puna e çrregullt e zemrës), të cilat mund të shpijnë në vdekje të papritur. Këtë gjendje duhet trajtuar me reanimacion dhe me dozim të elektricitetit në gjoks përmes defibrilatorit.

Kur thirret ndihma urgjente
Te infarkti i miokardit koha është faktor kritik dhe konsiderohet se vet i sëmuri dhe rrethi është një prej karrigeve më të rëndësishme në përkujdesjen fillestare të kësaj sëmundje me potencial të lartë të vdekshmërisë.
1. Menjëherë thirrni numrin 194, nëqoftëse personi nuk vuan nga angina pectoris, ndërsa ka dhembje në gjoks e cila zgjatë më shumë se 5 minuta.
2. Menjëherë thirrni numrin 194, nëse pacienti vuan nga angina pectoris dhe ka të përshkruar barin nitroglicerinë, të cilin duhet ta marrë një dozë dhe të pres 5 minuta. Nëqoftëse dhembja nuk tërhiqet, të merret edhe një nitroglicerinë dhe të pritet edhe 5 minuta. Nëqoftëse simptomat janë të pranishme ende, të merret doza e tretë dhe pritet edhe 5 min.
3. Thirrni numrin 194:
– në qoftë se pacienti ka frymëmarrje të padefinuar dhe të vështirësuar me ose pa dhembje në gjoks
– në qoftë se i sëmuri ka dhembje në gjoks, me marramendje ose ka humbur vetëdijen
– në qoftë se pacienti ka dhembje dhe ndjenjën e shtypjes në qafë dhe nofull
– dhembja në një ose dy duart (sidomos në dorën e majtë)
– kurdoherë që dyshoni në sindromën akute koronare.

Si trajtohet infarkti i miokardit?
Shkaktari më i shpeshtë i infarktit të miokardit është mbyllja e enës së gjakut të zemrës nga trombi.
Duke i falënderuar ekipet e Shërbimeve urgjente mjekësore me pajisjet e tyre bashkëkohore, me profesionalizëm i mundësohet çdo pacienti tretmani pas vendosjes së diagnozës infarkt i miokardit e bashkë me këtë rriten gjasat për mbijetesë dhe ringjallje në kushte spitalore.

Foto 2

Ekipet e ndihmës së shpejtë trajtojnë pacientin me infarkt miokardi në vendin e ngjarjes deri në sallën e kateterizimit, me këto veprime kursehet koha për zemrën tuaj.

Mbani mend: për zemrën tuaj çdo minutë është i rëndësishëm

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori