Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut, FSSHK-së dhe SPK-së për një takim në të cilin do të shpreheshin shqetësimet e mijëra të punësuarve në këta sektorë nga paralajmërimet se në mungesë eventuale të Ligjit të aprovuar për buxhetin e vitit 2020 gjithë të punësuarit në Kosovë mund të mbesin pa pagat e tyre nga marsi 2020 e tutje.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i FSSHK-së Blerim Syla dhe kryetarja e SPK-së , Valbona Kamberi kanë shprehur shqetësimet e tyre në emër të mijëra anëtarëve që përfaqësojnë duke kujtuar se pas zhgënjimit që ndodhi lidhur me ligjin e pagave, nëse ndodh që të mos ketë as Ligj të buxhetit dhe procedim të pagave, atëherë situata do të jetë tepër e tensionuar dhe mund të ndodhin edhe veprime e reagime nga më të ndryshmet , sepse si thanë ata, shumica e të punësuarve në këta sektorë jetojnë nga paga e tyre dhe do të jenë të paparashikueshme reagimet e tyre nëse mbesin fare pa paga, aq më keq kur shumica janë edhe në kredi në bankat e ndryshme.
Konjufca është shprehur se këtë shqetësim e ka edhe ai dhe se ka shqyrtuar me ekspertë mundësitë eventuale që Kosova ta ketë Ligjin e buxhetit për vitin 2020 për të mos ardhur në situatën e mbetjes pa paga të mijëra të punësuarve në sektorë të ndryshëm, por në situatën aktuale mundësitë për të pasur një Ligj të buxhetit janë të vogla.
Ai është shprehur se do të bëj gjithë angazhimet që në bashkëpunim me gjithë palët tjera të gjejnë një zgjidhje të lejuar ligjërisht.
SBASHK-u, FSSHK dhe SPK kanë bërë apel te gjithë deputetët dhe subjektet politike që të angazhohen për të gjetur zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama