LAJMI I FUNDIT:

Sindikata publikon një video, tregon për kushtet e rënda në të cilat punohet në KEK

Sindikata publikon një video, tregon për kushtet e rënda në të cilat punohet në KEK

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një video ku ka treguar për kushtet e rënda në të cilat punohet në këtë ndërmarrje.

Nga sindikata kanë thënë se edhe përkundër këtyre kushteve si dhe mungesës së pajisjeve të punës, punëtorët janë të përkushtuar.


Po ashtu, kjo sindikatë është ankuar se mosha mesatare e punëtorëve ka rritur rreth 60 vjet.

“Punëtorët e KEK-ut edhe përkundër mungesës së madhe, edhe përkundër kushteve të rënda edhe pa pajisje të punës janë të përkushtuar në punë, por një ditë do të jemi edhe pa këta punëtorë, sepse mungesa e madhe e punëtorëve, mosha mesatare e punëtorëve të KEK-ut ka arritur rreth 60 vite”, thuhet mes tjerash.

Sindikata ka përmendur edhe mospajisjen me masa mbrojtëse në vendet më rrezikshmëri, duke thënë se kështu shëndeti i punëtorëve po dëmtohet rëndë dhe “si pasojë kemi shumë raste të vdekjes nga sëmundjet që ne dyshojmë që i marrin në vendin e punës”.

“Punëtorët e KEK-ut janë të rrezikuar nga sëmundjet profesionale, por për rrezikshmëri nuk marrin asgjë si dëmtim i shëndetit, madje as pushimi vjetor nuk iu lejohet sipas ligjit të punës që për këto vende pune duhet t’i kenë duke filluar nga 30 ditë pune pushim vjetor. Ky vend është në Përgatitjet Kimike të Ujit në Termocentralin Kosova B”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/