LAJMI I FUNDIT:

Sindikata i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë seriozisht rritjen e buxhetit të RTK-së

Sindikata i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë seriozisht rritjen e buxhetit të RTK-së

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që këtë vit ta shqyrtojë seriozisht rritjen e buxhetit të RTK-së, “përndryshe me këtë buxhet do të rrënohet përfundimisht”.

Sipas komunikatës për media, RTK aktualisht gjendet në fazën më të rëndë financiare që prej themelimit të saj.


“Në RTK nuk ka kushte të punës, ose thënë më mirë janë kushte emergjente të funksionimit. Tash e 23 vjet jemi duke vepruar në objekte të huaja, të cilat janë të stërvjetruara dhe aspak nuk i plotësojnë kushtet për të punuar”.

Nga sindikata mes tjerash kanë thënë se është i pamundur investimi në program dhe përmirësimi i përmbajtjes programore në fazën të cilën ka hyrë RTK-ja.

“Kjo kërkesë që po e bëjmë ne, është evidentuar edhe në raportin e progresit, ku jemi transmetuesi i vetëm në rajon me buxhetin më të vogël, rreth 8 milionë euro. Kërkojmë gjithashtu që të hiqet raportimi tremujor në Kuvend dhe të vendoset të raportohet për gjendjen e RTK-së një herë në vit”.

Sindikata ka thënë se ditëve në vazhdim do t’i konkretizojë veprimet për rritjen e buxhetit, “sepse sipas ligjit aktual të RTK-së, nuk është duke u ndarë buxhet aq sa i takon RTK-së”.

“Sindikata për këtë çështje nuk do t`i përjashtojë protestat deri në arritjen e qëllimit për rritje të buxhetit, që edhe ligjërisht i takon RTK-së”, bëhet e ditur në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori