LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Sektorit Privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro

Sindikata e Sektorit Privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) nuk pranon pagë minimale nën 400 euro.

Kryetari i FSSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie tha se paga minimale nga Këshilli Ekonomiko-Social në Qeveri ka shkuar në formë joligjore.


Azemi tha se kriter kryesor për caktimin e pagës 400 euro kanë marrë koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes dhe mungesën e punëtorëve.

“Pavarësisht se çfarë vendimi ka marrë Qeveria dhe çfarë vendimi ka marrë Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat qëndron me vendimin e saj të palëkundur se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Si kriter kryesor që e kemi marrë për caktimin e pagës 400 euro ju e dini se e kemi marr koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjëra më elementare nuk kemi mundur të kalojë nën 400 euro shpenzime. Në njëfarë forme cila është ajo e cila neve po na jep elemente shtesë që të kërkojmë këtë pagë është mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë pasi që në shumë kompani po ndihet mungesa e punëtorëve jo në numër të vogël por në numër jashtëzakonisht të madh sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë në mungesë të punëtorëve. Andaj ne themi se për shërbimet tona të cilat ne i japim pronarit të kompanisë ne e caktojmë çmimin, jo dikush tjetër”, tha Azemi.

Rritja e vlerës së pagës minimale, rishikimi i buxhetit 2022 dhe ndalimi i përkohshëm i eksporteve – të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit
Lexo po ashtu Rritja e vlerës së pagës minimale, rishikimi i buxhetit 2022 dhe ndalimi i përkohshëm i eksporteve – të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit

Ai ka deklaruar se paga minimale prej 264 euro bruto tek Qeveria e Kosovës ka shkuar në mënyrë të kundërligjshme, duke shtuar se nuk e shohin shqetësuese por e marrin si anë pozitive që është lëkundur paga minimale nga 170 në 250 euro neto.

“Ta kemi të qartë në asnjë rast neve nuk na obligon paga minimale e Qeverisë ka qenë shumë mirë që ne si akterë të merremi vesh dhe të dalim të gjithë unikë, me një qëndrim, por ne nuk mund të humbim për shkak të tekeve të dikujt tjetër. Paga minimale nuk ka kaluar përmes procedurave që duhet të kaloj pasi Këshilli Ekonomiko-Social duhet t’i propozojë Qeverisë, dhe Qeveria Kuvendit të Kosovës. Ju e dini Këshilli Ekonomiko-Social sidomos në kohën e fundit nuk është pyetur fare dhe në Qeveri ka shkuar në formë joligjore çka neve na jep një shkas që edhe më shumë mos të merremi. Neve nuk e shohim si shqetësuese absolutisht ne mund ta marrim si një anë pozitive që është bërë një lëkundje prej 170 në 250 por megjithatë nuk i plotëson as kriteret minimale për ne dhe bëjmë apel atë që e kemi pasur që nga shtatori i vitit të kaluar punëtorët e sektorit privat nuk do të nënshkruajnë pagë nën 400 euro pasi që edhe vlera jonë minimale është kjo”, ka përfunduar ai.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori